LAJMI I FUNDIT:

”Pas qasjes kriminale të Gruevskit shkuan edhe një pjesë e kryetarëve të komunave nga OBRM-PDUKM”

”Pas qasjes kriminale të Gruevskit shkuan edhe një pjesë e kryetarëve të komunave nga OBRM-PDUKM”

”Pas qasjeve kriminale të Nikolla Gruevskit qartë shihet se shkuan edhe një pjesë e kryetarëve të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Dëshmi për këtë janë gjykimet ndaj kryetarit të Prilepit, Marjan Ristevskit i cili është i gjykuar shkaku që ka punuar në dëm të qytetarëve dhe komunës, si dhe gjykimi për kryetarin e Kavadarit, Aleksander Panov i cili në kundërshtim me ligjin me para të zeza ka blerë vota”, kështu kumton LSDM përmes Telegrafi Maqedoni.

Kundër kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevskit është ngritur akuzë në rastin “Trasportuesi” ku ai është i dyshuari kryesor për krim të rëndë në vlerë prej 360.000 eurove.


Kryetarët e komunave nga radhët e OBRM-PDUKM në, një pjesë e madhe e tyre, kanë zbatuar urdhërat e Nikolla Gruevskit për të cilat, një pjesë e tyre sot përballe me përgjegjësi penale.

Qytetarët e njohin mirë dallimin në mës punës kriminale të pandershme të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së dhe punës së ndershme dhe transparente të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM në interes të qytetarëve.

Në zgjedhjet lokale, kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së do të përballen me përgjegjësinë e tyre politke, ata që kanë punuar kundër ligjit dhe me përgjegjësi penale. /Telegrafi/