Policia e Kosovës ka njoftuar se në Dragash ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale përkatësisht shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë afër mesnatës, raporton Telegrafi.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se është përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar si dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/