Kardiologu Gani Bajraktari, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Disiplinor të Shërbimit Spitalor dhe Universitar i Kosovës, të cilët i kanë ndërprerë marrëdhënien e punës në QKUK.
Bajraktari përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij nga puna ka qëllime hakmarrëse primitive të drejtorit aktual të SHSKUK.
Ai ka thënë se, këto vendime nuk do ta frikësojnë e as nuk do ta ndalin atë të bëjë denoncimin e dukurive negative, që sipas tij bartës i këtyre dukurive është drejtori i SHSKUK-së, transmeton Telegrafi.
Në reagimin e bërë, Bajraktari ka thënë se veprimet e drejtorit të SHSKUK-së, nuk janë duke e dëmtuar atë por janë duke i dëmtuar rëndë pacientët në nevojë.
Ai është shprehur i bindur se do të fitojë sërish, siç ka fituar ndaj të gjitha insekenimeve që drejtori i SHKSUK-së i kishte bërë në të kaluarën.
Reagimi i plotë:
“Të dashur miq,
përsëri e kuptova nga mediat se Drejtori aktual i SHSKUK paska marrë edhe një vendim për largimin tim nga puna.
Unë nuk kam marr akoma ndonjë vendim për largimin (përjashtimin) tim nga puna, dhe nuk e di se çfarë në fakt shkruan në atë vendim.
Megjithatë, ky vendim është përsëri vendim hakmarrës dhe primitiv, i dirigjuar dhe i diktuar nga Drejtori aktual i SHSKUK, i cili përveç hakmarrjes primitive shumëvjeçare ndaj meje, këtë herë është motivuar edhe më shumë pas denoncimeve të mia publike dhe në organet relevante shtetërore për:
– Vdekjet e pacientëve (të cilat konsiderohen si të evitueshme, të shkaktuara nga mjekimi i pandërgjegjshëm), e të cilat tashmë janë dërguar në Prokurori nga Oda e Mjekëve të Kosovës,
– Për faksimilin e tij të falsifikuar, me të cilin po mashtron opinionin dhe pacientët, sepse ai nuk ka pasur dhe nuk ka licencë kardiologu,
– Denoncimin tim në Odën e Mjekëve të Kosovës për dyshimin mirë të bazuar se ai ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm të pacientit, familjarin e të cilit e kishte nxitur haptas që të bëjë deklaratë kundër meje, e në fakt ai dyshohet se ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm dhe shkelje etiko-profesionale,
– Denoncimin se ai nuk ka mundur të jetë anëtar i Komitetit Specialistik për Kardiologji pa qenë vet kardiolog,
– Njoftimin publik të institucioneve dhe publikut të gjërë për rritjen e vdekshmërisë më shumë se 50% të pacientëve me Infarkt Akut të Miokardit, nën menaxhimin e tij, meqë nuk kishte shkollim të duhur për ta menaxhuar Klinikën,
– Denoncimin lidhur me copëtimin e Klinikës nga ana e tij, e cila konsiderohet si fakti bosht për rritjen e vdekshmërisë, etj.
Të gjitha këto veprime të mia institucionale në Odën e Mjekëve të Kosovës dhe në organet tjera relevante në nivel shtetëror kanë bazë mirë të arsyeshme se paraqesin vepra penale sipas Kodit të Procedurës Penale të shkaktuara nga Drejtori aktual i SHSKUK.
Duke tentuar që të lë nën hije këto vepra të rënda të tij, të cilat normalisht do të duhej të aktivizonin instancat relevante shtetërore për marrjen e masave emergjente për sanimin e pasojave zingjirore, drejtori aktual i SHSKUK me veprime jo vetëm hakmarrëse, por edhe me qëllim të ndërrimit të kahjes së këtyre veprave, po përdor veprime të papara shantazhuese, orkestruese, denigruese, shpifëse e terrorizuese, ndaj meje dhe kolegëve te mi.
Vendimi për largimin tim nga puna, pavarësisht se nuk e kam pa (por mund ta imagjinoj), do të jetë përsëri vendim qesharak, i pabazuar, tendencioz, antiligjor, me motive të ulëta, etj., të cilin jam shumë i sigurt se Inspektorati i Punës përsëri do ta rrëzojë sepse nuk ka as edhe një argument të vetëm se unë kam bërë as edhe gabimin më të vogël në punën time profesionale.
Vet forma e marrjes së vendimeve nga Drejtori i SHSKUK tejkalon vendimet moniste të kohës së komunizimit, për faktin se ai vet ka ndërmarrë veprime mjekësore ndaj pacientit (pa qenë në orar të punës, e me të cilat dyshohet se ka bërë shkelje të rëndë profesionale), vet ka marrë vendim për suspendimin tim, vet ka emëruar Komisionin Disiplinor, etj!
Si mund të jetë valid një vendim i një Komisioni Disiplinor, kryetarit të të cilit unë i kam bërë Kallëzim Penal në Prokurori për veprime të qëllimshme të pabazuara, jo-profesionale, tendencioze, dhe me motive inkriminuese për të, ndaj meje? Përsëri ky njeri ishte emëruar Kryetar i komisionit Disiplinor. Pra, shihet qartë se Drejtori Ekzekutiv nuk kishte arritur që të gjejë edhe një njeri të vetëm në QKUK, i cili do të firmoste një vendim antiligjor nda meje, dhe kishte angazhuar përsëri të njëjtin për të marrë një vendim të tillë, ndërkohë që dy anëtarët tjerë kishin dhënë dorëheqje nga ky komision duke shmangur mundësinë që të turpëroheshin për herë të dytë me vendimet e tyre absurde!
Me këto veprime absurde, të çuditshme, tendencioze, të pabazuara, Drejtori aktual i SHSKK nuk është duke më dëmtuar mua, ai është duke dëmtuar rëndë pacientët në nevojë!
Unë përsëri do të fitojë, sikurse që fitova të gjitha inskenimet që drejtori aktual i SHSKUK kishte bërë në të kaluarën ndaj meje”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/
Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar sot se kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar nga puna në QKUK.
“SHSKUK ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka marrë vendim që të njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së Punës”, thuhet në përgjigjën e dhënë nga SHSKUK për Telegrafin.
SHSKUK ka bërë të ditur se rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje