Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ditë më parë iu nënshtrua operimit për tumor në tru.

Ndërsa, bëhet e ditur se sot aktorja e njohur nga Kosova është liruar nga spitali dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.


Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar mikesha e Matoshit, Gentiana Bunjoshi.

adrianamatoshi 261024694 579947506423323 9214331274473364017 n 1 Foto: Adriana Matoshi/Instagram

“Po është liruar sot”, ka deklaruar ajo, duke mos dhënë më shumë detaje.

Kjo është hera e dytë për aktoren, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës që i nënshtrohet një operimi të tillë, pasi tumori në tru iu rikthye pas nëntë vitesh.

adrianamatoshi 154831920 243872334045946 9021788859334326968 n Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Pak para operimit, në mbështetjet të Adrianës u organizua ecje në sheshet kryesore në Prishtinë, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, kolegeve dhe miqve të saj. /Telegrafi/