Trupi i një djali 2-vjeçar nga Florida, i cili ishte në kërkim nga autoritetet pasi nëna e tij u vra, u gjet të premten në një liqen në gojën e një aligatori, tha policia.
Shefi i policisë së Shën Petersburgut, Anthony Holloway tha gjithashtu se babai i djalit, 21-vjeçari Thomas Mosley do të përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, për vrasjen e nënës së djalit, (20-vjeçarja, Pashun Jeffrey) dhe djalit të tyre të vogël Taylen Mosley, transmeton Telegrafi.
Autoritetet kërkuese, duke përfshirë ekipet e zhytjes dhe oficerët duke përdorur drone, e kishin kërkuar intensivisht djalin që kur trupi i nënës së tij u gjet në banesën e tyre në fillim të kësaj jave dhe ai nuk gjendej askund.
“Na vjen keq që duhej të përfundonte në këtë mënyrë”, tha Holloway gjatë një konference për shtyp të premten mbrëma.
Oficerët që po e kërkonin dyvjeçarin në një liqen disa kilometra larg kompleksit të apartamenteve vunë re një aligator “me diçka në gojë”, që ata shpejt e kuptuan se ishte trupi i një fëmije, tha Holloway. Ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të zvarranikut, që lëshoi trupin.
“Ne ishim në gjendje ta merrnim trupin e dyvjeçarit të paprekur”, tha shefi i policisë. Aligatori u eutanizua.
Thomas Mosley është shtruar në spital me prerje në duar dhe krahë dhe ka refuzuar të flasë me hetuesit, tha Holloway. Ai ende nuk ka një avokat që të flasë në emër të tij.
“Babai nuk po flet me ne”, shtoi ai.
Jeffrey, e cila punonte në një dyqan CVS dhe djali i saj u panë për herë të fundit nga anëtarët e familjes të mërkurën. Policia ka thënë rreth orës 20:30 fqinjët dëgjuan një zhurmë të madhe pranë banesës së tyre, por policia nuk u thirr në vendngjarje.
Të nesërmen, nëna e Jeffery-t kontaktoi menaxherin e pronës së kompleksit të apartamenteve pasi nuk ishte dëgjuar më me vajzën e saj. Pikërisht atëherë e gjetën të vdekur në atë që Holloway e përshkroi si “një skenë krimi shumë të dhunshme” në të cilën Jeffery ishte goditur me thikë shumë herë.
Policia nuk ka zbuluar ende se si u vra Taylen Mosley ose nëse kishte të bënte diçka aligatori në këtë mes.
Thomas Mosley shkoi në shtëpinë e nënës së tij rreth orës 21:00 të mërkurën me prerje në krahë dhe duar, tha Holloway, dhe më pas u pranua në një spital lokal, ku qëndroi të premten në mbrëmje.
Anëtarët e familjes thanë se Jeffery dhe Taylen sapo ishin zhvendosur në kompleksin e apartamenteve rreth një muaj më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk