Ajo u nda nga Ashley Benson në prill pas gati dy vitesh lidhje.

Dhe tani Cara Delevingne thuhet se ka ‘bërë një lëvizje’ në jetën personale pasi po flitet për një lidhje me sensacionin e muzikës pop, Halsey.


Dhe nga ana tjetër, ish- e dashura e saj, Ashley 30 vjeçare ka filluar takimet me reperin amerikan G-Eazy pas ndarjes së tyre.

32792008 8699561 New couple alert Cara Delevingne is reportedly involved in a sec m 15 1599255755564 Cara Delevingne dhe Halsey (Foto: Getty Images/Guliver)

Ky i fundit thuhet se ishte më parë në një lidhje dashurie me partneren tashmë të Caras, Halsey, 25 vjeçare, derisa u ndanë në 2018.

Sipas The Sun, Cara - e cila aktualisht jeton në Los Anxhelos - ka qenë duke shijuar një romancë të re me Halsey pak muaj pas ndarjes nga Benson.

Krijuesja e hitit "Without Me" më parë kishte dalë me G-Eazy, 31 vjeçar, por ata u ndanë pas spekulimeve se ai e kishte tradhtuar atë, dhe çifti kanë vazhduar të ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin përmes projekteve muzikore.

Gerald Earl Gillum (emri i vërtetë i G-Eazy) ishte lidhur më parë me Yasmin Wijnaldum dhe Megan Thee Stallion para se të shfaqej me Ashley.

32792524 8699561 Hookup Ashley Benson split with the British model 28 in May this m 16 1599255765936 Ashley Benson dhe G-Eazy (Foto: Roger/ That Megan)

Ashley Nicolette Frangipane (emri i vërtetë i Halsey), e cila flet vazhdimisht për orientimin e saj seksual, ishte e lidhur edhe me këngëtarin Yungblud dhe aktorin Evan Peters.

Tani, Halsey dhe aktorja britanike Cara thuhet se janë afruar gjatë pandemisë së coronavirusit pasi të dy vajzat jetojnë në Kaliforni. /Telegrafi/

32792114 8699561 A source close to Cara said Cara has been hooking up with Halsey m 18 1599255961618 Ashley Benson, Cara, Halsey dhe Kendall Jenner (Foto: Getty Images/Guliver)