Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 50-të me shumë stil në korrik të vitit 2019, që erdhi e kompletuar me një festë të mrekullueshme në një shtëpi private në Star Island.
I fejuari i saj i atëhershëm, Alex Rodriguez, gjithashtu i dhuroi artistes aso kohe një veturë luksoze të kuqe të tipit ‘Porsche 911 GTS’ që kushtoi më shumë se 140,000 dollarë, shkruan DailyMail.
Pas pak më shumë se dy vjetësh, rreth katër muaj që nga ndarja e tyre, duket se Alex Rodriguez ka rimarrë në zotërim atë veturë të shtrenjtë sportive, dhe shumë nga 3.9 milionë fansat dhe ndjekësit e tij në Instagram nxituan ta vënë re.
Të mërkurën, Alex u lajmërua në Instagram duke publikuar një fotografi të tij, ku shihej duke pozuar përkrah ‘Porsche’-së së kuqe me mbishkrimin: “Unë jam super me këmbë në tokë”.
Në imazh, ish-lojtari i New York Yankee, 46 vjeç, dukej me stil i veshur me një kostum cirk me dy pjesë me një kravatë të përshtatshme, këmishë të bardhë dhe këpucë ngjyrë kafe të errët.
Me një palë syze dielli të errëta, ai mund të shihej duke i buzëqeshur kamerës ndërsa mbështetej në anën e majtë të makinës me disa vetura të parkuara pranë tij, përfshirë një ‘Mercedes’.
Ky postim i tij vjen vetëm pak ditë pasi Jennifer Lopez e hoqi atë nga lista e personave që ndjek në Instagramin e saj.
Pavarësisht periudhës dyvjeçare, shumica e njerëzve që komentuan postimin e njohën veturën në fotografi, e cila ishte si ajo që Alex i dhuroi Jenniferit në 50-vjetorin e lindjes së saj.
“Ju e morët makinën nga J.Lo” dhe “kështu e mbajtët lodrën e kuqe”, ishin disa nga komentet e shumta të ndjekësve të tij.
Sigurisht që kishte një numër njerëzish që nuk ishin të bindur se vetura Porsche ishte e njëjta që i dha J.Lo, duke pyetur: “A nuk është ajo makina e kuqe që bleu jlo?”.
Një fans tjetër komentoi: “Duket se J.Lo nuk u largua vetëm nga ju, por edhe nga makina e kuqe”, ndërsa një person tjetër me shaka shkroi: “Mendova se ju i dhatë atë Porche të kuqe … asnjëherë”.
Pak para se t’i paraqiste nuses së tij dhuratën e jashtëzakonshme, Rodriguez u pa duke inspektuar veturën, e cila ishte mbështjellë me një hark ari dhe kishte një targë të personalizuar ku shkruante “JLO”.
Lopez përndryshe pas ndarjes së bujshme me Alex Rodriguezin, është rikthyer në krahët e ish-të dashurit të dikurshëm, aktorit Ben Affleck. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naomi-380x233.png)
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-380x233.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-6-380x233.png)
Gjesti ‘sulmon’ Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
![Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-5-780x439.png)
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë
![Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-6-780x439.png)
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën
![Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-9-780x439.jpg)
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?
![Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dafina-55-780x439.png)
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”
![“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rozana-1-780x439.png)
“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës
![Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-59-780x439.jpg)
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe