Edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, njëherësh bartës i listës së kësaj partie për deputet në njësinë e parë zgjedhore, Idriz Orana, ka ofruar dorëheqje, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Orana është shprehur se nuk e pranon dorëheqjen e kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, ndërsa ështe shprehur se fajin për humbjen më 11 dhjetor nuk e ka lideri i partisë, por ata që kanë votuar LSDM-në.
“Pas lajmit për dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, për mua si kryetar i Degës së Çairit është e papranueshme akti i dorëheqjes për shkak të rezultatit zgjedhor të 11 dhjetorit 2016. Fajin duhet kërkuar tek ata shqipfolësit që e kanë votuar shkaun-zaevistin dhe që janë shndërruar në puthadorë e servil të tyre. Nuk pranoj Kryetar aspak dorëheqjen tënde për shkak se dikush apo demokracia e do ashtu ….sepse disa individë, të cilët me vite Ju etiketojnë dhe i shtrembërojnë faktet në adresën tuaj, e në këtë mënyrë ata i mashtronin, helmoni shqiptarët me rrenat e tyre, na sollen në këtë derexhe, të njëjtit këta figura të ‘mëdha’ dolën në sipërfaqe dhe fytyra e tyre e vërtetë u vërejt më në fund cili ka qenë qëllimi, apo detyrat që kanë pasur këta njerëz e ajo është për t’ju diskredituar juve dhe familjen e PDSH-së. Në këto momente kur shqiptarët gjenden në buzë gremisë, Ju jeni e vetmja figurë që mund të na drejtoni neve – anëtarëve dhe simpatizuesit e PDSH-së si dhe gjithë shqiptarët në këtë vend. Në asnjë çast nuk kam dyshuar se Ju keni qenë dhe jeni zëri dhe mbrojtësi i vetëm i shqiptarëve në Maqedoni… Atëherë edhe unë- IDRIZ ORANA, kryetar i Degës së Çairit, JAP DORËHEQJE”, shkruan Orana./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë