Rodrygo mund të jetë në prag të një kapitulli të ri, pasi largimi nga Real Madridi duket gjithnjë e më i mundshëm – dhe Manchester City është gati ta mirëpresë.

Rodrygo po kalon një moment të rëndësishëm që kur iu bashkua Real Madridit. Sulmuesi brazilian, i cili ka qenë i rëndësishëm për ekipin në disa sezone, tani përmendet shpesh si një lojtar që mund të largohet.


Pas shumë thashethemeve, duket se e ardhmja e tij mund të jetë në Ligën Premier. Manchester City është një nga klubet që po e ndjek me interes dhe mund të tentojë ta transferojë.

Te Real Madridi, e ardhmja e Rodrygos është vënë në diskutim për shkak të ndryshimeve të mundshme në skuadër sezonin e ardhshëm. Edhe pse ai ka treguar cilësi dhe shënon gola, konkurrenca në sulm dhe nevoja për balancim financiar mund ta shtyjnë klubin ta shesë.

Manchester City, nën drejtimin e Pep Guardiolës, po kërkon të përforcojë krahët për sezonin e ardhshëm dhe e sheh Rodrygon si zgjedhjen ideale. Tani Jack Grealish është larguar si huazim te Everton, ndërsa rrugës duket edhe Savinho, duke e vënë Man Cityn në vështirës dhe me kërkesë për përforcim në krahë.

Klubi anglez është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro – 80 milionë fikse dhe 20 milionë në bonuse, lajm që konfirmohet edhe nga Fabrizio Romano. Negociatat janë ende në zhvillim, por interesi është serioz. Kaq është shuma që e kërkojnë edhe mbretërit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app