E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet të dëshmojë nesër në Kongresin dhe Senatin Italian, për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Me iniciativën ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama,  Krasniqi-Goodman do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:"Me inicimin e znj: Alma Lama ambasadore e Kosovës në Romë-Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë. Bashkë me Buqen do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga, dhe dy deputete. Dëshmia do të behet nesër (26 qershor) Tashme opinioni ndërkombëtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë. Rruga e jonë për drejtësi do të marr përkrahjen e të gjithëve. #DrejtësiPërTëGjithë", shkruan në profilin e Vasfije Krasniqi-Goodman./Telegrafi/

65092948 10219354357190668 71674212372185088 n 1

65565382 10219354357310671 6585303892727169024 n