LAJMI I FUNDIT:

Pas gati tri dekadave bashkëpunim, pandemia e COVID-19 mund t’i detyrojë dy prodhuesit botëror të makinave të rishikojnë marrëdhëniet e tyre

Pas gati tri dekadave bashkëpunim, pandemia e COVID-19 mund t’i detyrojë dy prodhuesit botëror të makinave të rishikojnë marrëdhëniet e tyre

Pandemia e Coronavirusit mund t’i detyrojë Renault dhe Nissan të rishikojnë marrëdhëniet e tyre të tendosura.

Tashmë nën presionin e madh nga rënia e kërkesës botërore të makinave mund të shtyjë kompanitë franceze dhe japoneze shumë më afër bashkëpunimit për të ulur kostot dhe për të ndarë peshën e ndërtimit të një gjenerate të re të veturave elektrike, përcjell Telegrafi.


Këta dy prodhues kanë qenë partnerë që nga viti 1999, duke bashkëpunuar në strategjinë dhe zhvillimin e produkteve, gati duke përfunduar në një shkrirje të plotë. Së bashku me partnerin e ri Mitsubishi Motors, aleanca unike e industrisë punëson afro gjysmë milionë njerëz dhe në vitin 2018 ajo shiti afërsisht një në çdo nëntë vetura në të gjithë botën.

Megjithatë, partneriteti filloi dekadën e tretë me trazira. Arrestimi i vitit 2018 i ish-shefit të aleancës Carlos Ghosn, ndezi një seri ndryshimesh lidershipi tek të dy prodhuesit e makinave, krijoi konfuzion për strategjinë e tyre dhe vuri pyetje nëse partneriteti ishte i dobishëm.

Nissan dhe Renault, të cilat janë të lidhura përmes një serie aksioneve të kapitalit neto, mohuan në muajin janar prishjen e marrëdhënieve, por pastaj goditja nga Coronavirusi, kompanitë u zhytën edhe më thellë në krizë.

Sipas Nikkei Asia Review, Nissan po përgatitet të zvogëlojë kapacitetin e saj global të prodhimit me 20 për qind dhe të mbyllë një fabrikë në Barcelonë. Po ashtu, mediet japoneze raportuan se Nissan mund të zvogëlojë fuqinë e saj të punës me 20 mijë vende pune.

Ndërsa, sipas Financial Times, Renault gjithashtu mund të ndalojë prodhimin e dy modeleve të njohura në Spanjë e ta transferojë atë prodhim në fabrikën masive të Nissan në Angli. /Telegrafi/