LAJMI I FUNDIT:

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë rinumërimin e të gjitha votave.

Pas Arben Gashit, një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së këtij subjekti, Hykemte Bajrami.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka kërkuar rinumërimin e çdo vote dhe hetimin e çdo dyshimi lidhur me procesin zgjedhor.


Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave
Lexo po ashtu Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

“Le të rinumërohet secila votë, le të hetohet secili dyshim, le të verifikohet çdo gjë. Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo theksoi se çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi kjo është e domosdoshme për të forcuar besimin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka theksuar Bajrami.

Ish-ministrja në fund apeloi për angazhimin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së për të mbrojtur vlerat e partisë dhe për ta rikthyer atë si forcën e parë politike në shërbim të qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori