LAJMI I FUNDIT:

Pas Escobar e Lajçak, së shpejti viziton Kosovën edhe emisari britanik, Stuart Peach

Pas Escobar e Lajçak, së shpejti viziton Kosovën edhe emisari britanik, Stuart Peach

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach pritet që javën tjetër të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, po ashtu pritet të vizitojë edhe Kosovën.


Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga Qeveria e Kosovës.

Ende nuk dihet agjenda e emisarit britanik në Kosovë, ndërkaq në Maqedoni të Veriut ai ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe opozitën atje.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Të hënën, ata zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti, në këto takime u rikonfirmua edhe një herë mbështetja për dialogun me Serbinë.

Vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, ekspertët presin dinamizëm në procesin e dialogut me Serbinë
Lexo po ashtu Vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, ekspertët presin dinamizëm në procesin e dialogut me Serbinë

Dyshja pohoi se BE dhe SHBA po punojnë bashkërisht sa i përket dialogut në Bruksel dhe mënyrës se si ai do të vazhdojë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori