LAJMI I FUNDIT:

Pas dy vrasjeve në Paskuqan të Tiranës, një tjetër vrasje në Kamëz trondit opinionin publik në Shqipëri

Pas dy vrasjeve në Paskuqan të Tiranës, një tjetër vrasje në Kamëz trondit opinionin publik në Shqipëri

Një grua 31-vjeçare ka mbetur e vrarë në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”. Policia tha se, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja E.K., 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Lajmin e vrasjes e dha për mediat zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj, teksa po jepte detaje për vrasjen e dyfishtë në Paskuqan, ku Dan Hutra rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).


Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori