Pas dy orëve të mundimshme, dorëzohet peshku ton - me peshë dhe përmasa gjigante (Foto)

29:"© Andrew Alsop - Media Wales
Andrew Alson që po peshkonte në brigjet e Celtic Deep të Walesit, ka kapur tonin e rëndë 228 kilogramë, pas dy orësh tërheqjeje.
Peshkatari 49-vjeçar, së bashku me pesë anëtarë të ekuipazhit, kanë pasur shumë vështirësi derisa e ka nxjerr 2.3 metra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Me të rënë në grep, gjallesa që peshon tri herë më shumë se peshkatari, e ka tërhequr barkën mbi katër kilometra, derisa peshkatarët ia dolën ta kapin si duhet.
Me përmasa gjigante, ky besohet të jetë peshku më i madh që është kapur ndonjëherë në bregdetin e Walesit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































