Vizitova Prishtinën pas 10 vjetëve që nuk kisha qenë atje. Katër zhvillime të rëndësishme më kapi syri im analitik – dy pozitive e dy negative.
Prishtina Mall
Inauguruar para më shumë se një viti, 10 kilometra nga Prishtina, kjo qendër tregtare me sipërfaqe ndërtimi rreth 240 mijë metra katrorë e me sipërfaqe komerciale rreth 115 mijë metra katrorë, është më e madhja në Evropën Juglindore, si dhe punëdhënëse e madhe në Kosovë me rreth dy mijë punonjës (këto të dhëna janë publikuar nga mediat e Prishtinës).
Nga vizita që bëra në të, m’u duk qendra tregtare më e goditur arkitekturalisht dhe funksionalisht që kam parë deri më sot (por, jo më e madhja që kam parë; në Amerikë kam parë edhe më të mëdha se ajo). Besoj se Prishtina Mall do të tërheqë jo vetëm blerës të shumtë, por edhe njerëz që duan të argëtohen atje. Për më tepër, mund të shërbejë edhe si magnet për vizitorë nga rajoni, që thjesht mund të jenë kuriozë ta shohin atë.
Rrjeti i mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrethrrotullimeve
Para 10 vjetëve, dalja nga Prishtina me automjet ishte e ndërlikuar. Kurse sot, rrjeti i plotësuar i mbikalimeve, nënkalimeve dhe rrethrrotullimeve për të dalë nga Prishtina drejt destinacioneve ndërkombëtare si Tirana, Shkupi, Nishi dhe Aeroporti “Adem Jashari”, si dhe drejt destinacioneve kryesore të brendshme, mundëson një rrjedhë normale të trafikut automobilistik. Gjithashtu, sinjalistika e plotë rrugore ia bën të lehtë drejtuesve të mjeteve orientimin në rrjetin e sipërpërmendur.
Segmenti Prishtinë-Sllatinë e Madhe
Kur u inaugurua autostrada E-851 (Prishtinë- Vërmicë/Morinë), i përmbushte standardet evropiane të autostradave ndërkombëtare. Por, aktualisht, 10 kilometrat e para të saj (nga periferia e Prishtinës deri në Sllatinën e Madhe) ngjajnë më tepër me segmentin rrugor Milot-Thumanë, sesa me një autostradë evropiane. Turlilloj ndërtesash tregtare apo banimi janë ndërtuar fare buzë autostradës E-851 deri në Sllatinën e Madhe (ndoshta pa leje ndërtimi), duke rrezikuar si shoferët, ashtu edhe kalimtarët. Sepse nuk ka barriera kufizuese që të ndalojnë futjen e njerëzve apo automjeteve të paautorizuar në autostradë.
Ndriçimi i dobët publik në qendrën e Prishtinës
Një shëtitje paradite nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbej” është bajagi e këndshme në Prishtinë. Pa automjete, vetëm me këmbësorë dhe kafene e restorante në të dyja krahët e shëtitores, shëtitja përfundoi përballë monumentit të Skënderbeut – një vepër mjaft e arrirë skulpturore! Diku më në perëndim, është instalacioni i gjetur artistik NewBorn dedikuar pavarësisë së Kosovës. Bukur fort!
Por, i njëjti itinerar në darkë, është si një shëtitje mes kuajsh të vjedhur …
Shumica e dritave publike të rrugës janë të fikura. Në Sheshin “Nënë Tereza”, falë një artisti privat që bën shfaqje me drita, çereku i sheshit është njëfarësoj i ndriçuar. Gjatë shëtitores për tek Sheshi “Skënderbej” ka njëfarë ndriçimi, falë kafeneve e restoranteve private në të dyja krahët e shëtitores. Ndërsa Sheshi “Skënderbej” është i zhytur në terr të plotë. Monumenti i Heroit Kombëtar duket si një fantazmë që shëtit me kalë në errësirë. Ndërkohë, diku më në perëndim, shumica e dritave tek instalacioni NewBorn janë të fikura…
Shënim: Dy problemet janë shumë më të vogla se dy arritjet e mëdha. Duhen zgjidhur!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania