LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratave të kreut Zoran Karaxhovski, përçarje në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Pas deklaratave të kreut Zoran Karaxhovski, përçarje në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Disa nga anëtarët e Këshillit Gjyqësorë nuk pajtohen me komentet dhe konstatimet e një ditë më parë të kreut të këtij organi Zoran Karaxhovskit duke i vlerësuar si personale dhe jo në emër të Këshillit. Sipas burimeve të Alsat M, jo zyrtarisht gjysma e anëtarëve të Këshillit të martën do të thërrasin mbledhje urgjente për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj komenteve të Karaxhovskit të adresuara në opinion në emër të kolektivit.

Burime brenda Këshillit Gjyqësorë bëjnë të ditur se anëtarët do të ngrenë edhe përgjegjësi ndaj Karaxhoskit për shkak të qëndrimeve të tij dhe shkeljen e parimeve të organit kolektiv. Ditë më parë, Karaxhoski në një përmbledhje vjetore para gazetarëve kritikoi raportin e ministrisë së Drejtësisë në lidhje me keqpërdorimet e sistemit AKMIS, raporti ky i cili sipas tij është shkruar në dorë, nuk ka argumentuar shkeljet dhe keqpërdorimet si dhe nuk ka plotësuar kushtet për të qenë informacion i klasifikuar i besueshmërisë së lartë. Madje Karaxhovski akuzoi edhe kolegët e tij për siç thotë ai, veprime prapa kurrizi.


“As Komisioni i Venedikut, as Këshillit Konsultativ të Gjykatësve Evropian nuk e thotë një gjë të tillë por përkundër kësaj, një veprim të tillë e konsideron linç politik të një grupe të caktuar në Këshillin Gjyqësor pjesa më e madhe e të cilëve është zgjedhur në mënyrë jo të rregullt dhe me zgjedhje të fshehta nga kolegët e tyre. Më duket se pak po punohet në mënyrë jo të koncentruar. E shoh se trupi Ad-hoc i ashtuquajturi Këshilli për Reforma në sistemin gjyqësor i përbërë nga ekspert të cilët nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me gjyqësorin, përvec kur kanë qenë të dënuar ose të dëmtuar”, deklaroi Kryetar i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.

Për të mos mjaftuar me kaq, Karaxhovski hodhi vrer edhe mbi procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit Publik në Kuvend, pas dy tentativave të dështuara në mungesë kuorumi. Ndërkohë, i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të prononcohet në lidhje me kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, pasi që sipas tij ekzistojnë dilema se e njëjta nuk është kushtetuese.

Sipas Karaxhovskit të gjitha këto zhvillime janë indikacione për pengesa në zbatimin e reformave. Por këto vlerësime sipas anëtarëve tjerë nuk përfaqësojnë këshillin por janë thjesht vlerësime personale të Karaxhoskit. Mospajtime mes anëtarëve të këshillit siç bëhet e ditur ka pasur edhe më parë, por kjo është hera e parë që ato bëhen publike për opinionin.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori