Alesio Alia ka pak ditë që është larguar me vetë-dëshirë nga Big Brother VIP Albania 5.

I ftuar në Top News me Fiori Dardhën, ai ka ndarë detaje për eksperiencën brenda këtij formati.


Gjatë bisedës, ai bërë një deklaratë të fortë për konkurrenten Brikena Selmani.

Foto: YouTube

"Brikena kishte pëlqim për mua", u shpreh ai.

Alesio ka lënë të nënkuptohet që Brikena nuk ka ndonjë pëlqim për Mateo Borrin, ose që mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

I njëjti nga ana tjetër tregoi se po shijon një lidhje dashurie dhe se kjo është arsyeja e qëndrimit në Shqipëri.

Sidoqoftë, ai është i lumtur për eksperiencën që pati në Big Brother dhe se nuk është penduar për asgjë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com