Matthew McConaughey është një nga aktorët më të dëshirueshëm të Hollivudit, por gjithashtu një nga aktorët më të talentuar të botës së kinematogrfisë.

Artisti ishte në emisionin "Watch what happens live", duke iu përgjigjur një numri pyetjesh interesante të ardhura nga Andi Cohen.


Ky i fundit nuk e kurseu 49-vjeçarin as sa i përket marrëdhënies me këngëtaren, Janet Jackson.

MatthewMcConaugheyPenelopeCruzYearFocus3Mt404DI36Pl Aktori dhe Penelope Cruz

Kur u pyet rreth lidhjes me këngëtaren e famshme amerikane, aktori vetëm qeshi. Pyetja tjetër sërish kishte të bënte nëse kishte diçka përtej miqësisë midis tyre.

"Kemi dalë një herë për darkë. Rreth kësaj teme kaq dua të flas", tha në shpejtësi Mattew duke buzëqeshur.

Screenshot 8 Camila Alves dhe aktori

Kujtojmë se aktori ka qenë i martuar për një kohë të gjatë me modelen, Camila Alves me të cilin ka tre fëmijë.

Para kësaj të fundit, McConaughey ishte katër vjet në lidhje me Penelope Cruzin dhe dy vjet më parë me aktoren Sandra Bullock. /Telegrafi/

49A1B94C00000578 5440717 Exes reunite Sandra Bullock and Matthew McConaughey will come fa m 5 1519743547126 Artisti dhe Sandra Bullock