LAJMI I FUNDIT:

Pas Brad Pittit, edhe ASAP Rocky shihet i veshur me një fund lëkure në një nga daljet e radhës

Pas Brad Pittit, edhe ASAP Rocky shihet i veshur me një fund lëkure në një nga daljet e radhës

Për meshkujt e famshëm të modës, është vera e fundeve.

Disa ditë pasi Brad Pitt praktikisht shpërtheu internetin duke u shfaqur me një fund ngjyrë kafe në premierën e “Bullet Train” në Berlin, ASAP Rocky doli në një version të freskët të pamjes.

Reperi i “Praise Lord”, 33 vjeç, u pa në Soho të hënën (1 gusht) i veshur me një fustan lëkure me ngjyrë të zezë deri në gjunjë dhe një bluzë sportive “Givenchy”.


Foto: Christopher Peterson/SplashNew

Ashtu si ylli i muzikë dhe partnerja e tij, Rihanna, Rocky ka qenë prej kohësh një ‘shkelës i rregullave’ të modës dhe kjo nuk është hera e parë që ndërron pantallonat me një fund.

Artisti u pa me një fustan “Vivienne Westwood” në kopertinën e “GQ” verën e kaluar, ku revista e quajti atë si “njeriun më të bukur në botë”.

Foto: Christopher Peterson/SplashNew

“Unë bëj gjëra që janë vërtet të përshtatshme për femrat, si lyerja e thonjve tuaj. Unë bëj atë që dua. Nuk ka kufij”, tha Rocky për “British Vogue” në vitin 2019 për sensin e tij të modës gjinore.

Brad Pitt i befason të gjithë, shfaqet i veshur me fund në premierën e filmit të ri në Berlin
Lexo po ashtu Brad Pitt i befason të gjithë, shfaqet i veshur me fund në premierën e filmit të ri në Berlin

Sa i përket Pittit, ai e kombinoi kostumin e tij me fund që u bë viral të “Haans Nicholas Mott” me një këmishë me kopsa ngjyrë salmon, çizme luftarake dhe disa gjerdan.

I pyetur pse zgjodhi fundin në tapetin e kuq, aktori i “Seven” u përgjigj thjesht: “Flladi. Flladi”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori