Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka cilësuar linçime dhe skenar të organizuar nga media dhe kundërshtarët e tij, raportimet në media për përfshirjen e zyrtarëve të AAK-së të lidhur me të dhe familjen e tij, për manipulim me vota në Junik në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kuçi, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se “ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponsorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike”.
“E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, ka shkruar Kuçi.
“Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyrë”, ka thënë ai
Ai më tej ka thënë se “fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh”
“Qytetarët e nderuar të Junikut na njohin më së miri, më mirë se çdo kush tjetër! Para së gjithash ne jemi bashkëvendas, do jetojmë me nder në Junikun tonë edhe pas datës 14 nëntor”.
“Unë ftoj qytetarët e Junikut, Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, për një fushatë të qetë, shumë të ndershme, të qytetëruar e demokratike, ashtu siç është në nderin, fisnikërinë dhe traditën Junikase”, ka shkruar Kuçi.
Gjykata Themelore e Prishtinës, të martën i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë F.K, i cili është djali i kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçi.
Ai dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren komunale të Junikut B.S, po i dërgonin për në Gjermani dokumente të votuesve të diasporës në Komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të atjeshëm.
Ajo u kap të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me material të falsifikuar zgjedhor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kundërshtuan themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, deputetja Statovci numëron arsyet pse nuk do të ketë efekt

Stano për shpërthimin në veri: Jemi të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

Lënda e rrezikshme qarkullon në baret e Tiranës, arrestohet 21-vjeçari që tregtonte bombola të kontrabanduara me oksid azoti

“Dita pa makina”, qytetarët kanë mundësi të shfrytëzojnë trotineta e biçikleta falas në Prishtinë

Osmani takoi zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të ShBA-ve: Heqja e masave nga BE-ja mundëson rifillimin konstruktiv të dialogut

Sveçla reagon pas shpërthimit në veri: Revoltë pas arrestimit të tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias