LAJMI I FUNDIT:

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

​Pasi deputetët e Listës Serbe kanë ardhur sot që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i revoltuar ndërpreu seancën.

Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “E luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë Konjufca.


Ndërkaq, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bllokuar pjesëmarrjen e deputetëve të Listës serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LVV-së i janë drejtuar Listës Serbe duke iu thënë se udhëheqësit tuaj janë kriminel dhe se kanë ardhur që të marrin pjesë vetëm për t’i siguruar mëditjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori