Është pastruar zona publike pranë parkut, afër palestrës sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan, pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve lidhur me gjendjen e papastërtisë në atë hapësirë.

Pamjet e siguruara nga Telegrafi tregojnë se kjo zonë është tashmë plotësisht e pastruar.


Lidhur me këtë çështje, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Ibrahimi, deklaroi për Telegrafin se ndotja ishte pasojë e shëtitjeve të organizuara nga disa shkolla fillore.

Sipas tij, pas raportimeve dhe ankesave, punëtorët e ndërmarrjes “Tregu” kanë ndërhyrë menjëherë duke larguar të gjitha mbeturinat dhe duke rikthyer pastërtinë në zonë. /Telegrafi/