Ylli i Paris Saint-German, Achraf Hakimi thuhet se po kalon një krizë martesore me gruan e tij pas akuzave të tij për përdhunim.

Prokurorët francezë konfirmuan se asi i Kupës së Botës, 24 vjeç, është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore për akuzat paraprake për përdhunim.


Ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje pasi e kishte ftuar në shtëpinë e tij ndërsa gruaja e tij Hiba Abouk ishte me pushime me fëmijët e tyre, transmeton The Sun.

achraf hakimi hiba abouk attend 781485493 Foto: Getty

Raportet në vendlindjen e saj në Spanjë pretendojnë se aktorja televizive Hiba, 36 vjeçe, tashmë ishte larguar prej tij për javë të tëra.

Ata nuk janë parë bashkë në publik prej muajsh.

Dhe pas akuzave për përdhunim, ajo thuhet se po "përshpejton" procedurat për t'u ndarë përgjithmonë nga futbollisti, sipas Cierre Digital.

rape shock achraf hakimi s 800024744 Foto: Hiba Abouk/Instagram

Ajo nuk ka komentuar publikisht, por në një postim në Instagram shihet duke ecur në një plazh të Dubait me dy djemtë e saj të vegjël.

Hakimi i lindur në Madrid , i cili luan për Marokun, në dhjetor ai u bë një hero kombëtar kur penalltia e tij fituese kundër Spanjës e çoi Marokun në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë.

Ai u takua me aktoren spanjolle Hiba teksa luante për Borussia Dortmund dhe u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2020.

rape shock achraf hakimi s 800024730 Foto: Hiba Abouk/Instagram

Djali i tyre i parë lindi atë vit dhe një tjetër dy vjet më vonë.

Në tetor, çifti pozoi së bashku në një fotosesion mahnitës në Vogue Arabia.

Hakimi ndërkohë "i mohon fuqishëm" akuzat për përdhunim, tha avokatja e tij Fanny Colin.

achraf hakimi hiba abouk attend 781485512 Foto: Getty

Sipas Le Parisien, Hakimi kishte folur me viktimën e supozuar në Instagram që nga 16 janari.

Të shtunën e kaluar ai dyshohet se ka paguar për një Uber për ta çuar atë në shtëpinë e tij në një periferi të Parisit.

Gruaja shkoi në një stacion policie të dielën, por thuhet se tha se nuk donte të ngrite akuza.

Prokurorët nisën hetimet për shkak të seriozitetit të akuzave.

a10af61b b044 47cd afc7 4ddb6d4245f9 Foto: Getty

Dje u raportua se ylli i PSG-së Hakimi është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka mohuar akuzat

Të hënën, Hakimi mori duartrokitje të forta në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, teksa u emërua në ekipin botëror të vitit.

Hakimi u vlerësua për ndihmën e kombëtares së tij për të arritur në gjysmëfinalen historike në Kupën e Botës 2022, vendi i parë afrikan që e arriti këtë. /Telegrafi/