LAJMI I FUNDIT:

Pas 31 kilometrave ndjekje, Policia e ndali veturën që drejtohej nga një tetëvjeçare! (Video)

Pas 31 kilometrave ndjekje, Policia e ndali veturën që drejtohej nga një tetëvjeçare! (Video)

E ndoqën për 31 kilometra, nga Minnesota deri në Shën Paul të Shteteve të Bashkuar. Kur më në fund vetura ndaloi, Policja pësoi një shok të vërtetë.

Policja që po bëhej gati ta nxjerr dhe ta prangoste shoferin e pandërgjegjshëm, mbeti e befasuar kur në timon e pa një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Së bashku me dy kushërira më të vogla, ato kanë dalë nga vetura familjare.


Vajzat që kishin të veshura pizhame, me vete kanë pasur edhe disa lodra.

Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar, lidhur me ngjarjen bizare dhe të rrezikshme. /Telegrafi/