LAJMI I FUNDIT:

Partitë taktizojnë për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

Partitë taktizojnë për ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

Pavarësisht marrëveshjes së arritur midis qeverisë dhe opozitës për të rënë dakord bashkërisht për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, tani për tani nuk ka asnjë njoftim serioz për t’u ulur në të njëjtën tryezë, shkruan Alsat.

Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi më parë tha se do të linte hapësirë që partitë të bien dakord deri në Vitin e Ri, dhe nëse kjo nuk ndodh, ai do të vendosë vetë për shapalljen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, partitë e mëdha vazhdojnë me qëndrime të ndryshme për çështjen nëse do të bashkohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sipas disa analistëve, zgjedhjet kanë më shumë gjasa të mbahen në të njëjtën ditë.


“Do të jetë e vështirë të shmangen zgjedhje të dyfishta, pasi argumentimi rreth kostove dhe justifikimit ekonomik për zgjedhje të dyfishta do të jetë serioz. Nuk e di në fund nëse palët do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët apo jo, por mendoj se po fillojmë me atë dialog dhe mendoj se palët mund të organizohen dhe të gjejnë një datë që do t ‘u përshtatet. Pavarësisht nëse janë së bashku apo të ndarë, është e rëndësishme që të gjithë faktorët politikë të pranojnë datat për zgjedhjet”, u shpreh Petar Arsovski – analist politik.

Analisti Petar Arsovski vlerëson se qeveria këmbëngul për zgjedhje të ndara, domethënë fillimisht mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe më pas parlamentare, sepse pret një rezultat pozitiv në zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ai beson se pikërisht për këtë arsye opozita këmbëngul që zgjedhjet të mos jenë të ndara. Sipas tij, qeveria pret një avantazh për kandidatin e saj, nëse ai do të ishte një kandidat i përbashkët i LSDM, BDI dhe partnerëve të tjerë të koalicionit në qeveri apo jo.

“Edhe nëse nuk garojnë me një kandidat të përbashkët në raundin e parë, në raundin e dytë është e natyrshme të bashkohet një koalicion i tillë, dhe në këtë kuptim LSDM ka një kapacitet më të madh koalicioni, veçanërisht tek shqiptaret, sesa VMRO-DPMNE, duke pasur parasysh retorikën aktuale të partive”, tha Petar Arsovski – analist politik.

Përndryshe, kryetari Xhaferi tashmë ka shpallur datat e mundshme për organizimin e zgjedhjeve. Sipas tij, zgjedhjet e dyfishta në një afat të rregullt, domethënë një raund i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, mund të mbahen mes datave 5 dhe 8 maj. Megjithatë, ka të ngjarë të mos votohet në datën pesë, për shkak të festës fetare të Pashkëve, dhe sipas Xhaferit, 8 maji është një datë kritike, sepse presidenti i ri duhet të inaugurohet jo më vonë se 12 maji./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori