LAJMI I FUNDIT:

Partitë shqiptare në Maqedoni thonë se po hyjnë të pabarabarta në zgjedhje

Partitë shqiptare në Maqedoni thonë se po hyjnë të pabarabarta në zgjedhje

Parlamenti i Maqedonisë sot ka marrë vendim për shpërndarjen e tij, pasi shumica dërmuese e deputetëve kanë votuar për këtë masë, njofton REL.

Për kanë votuar 110 deputetë, ndërsa kundër nuk ishte askush, duke e hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 11 dhjetor.

Parlamenti i Maqedonisë i ka 123 anëtarë.


“Zgjedhjet e ardhshme në dhjetor duhet ta përfundojnë krizën politike”, tha më herët gjatë ditës, ministri i financave i Maqedonisë, Kiril Minoski, në parlament.

Sot, po ashtu, Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar buxhetin për vitin 2017.

Ndërkohë shumica parlamentare ka hedhur poshtë propozimin e deputetit të Partisë Demokratike Shqiptare, Imer Aliu për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me qëllim që të barazohet vota e qytetarëve të Maqedonisë, përkatësisht barazimin e njësive zgjedhore konform ligjit.

“Njësia e gjashtë zgjedhore, ku kryesisht gravitojnë shqiptarët, ka rreth 30 mijë votues, më shumë se sa njësitë tjera dhe pavarësisht kësaj të gjitha japin numrin e njëjtë të deputetëve”.

“Tani vota e një qytetari shqiptar vlen më pak se vota e një qytetari maqedonas, sepse me kodin zgjedhor aktual, numri i votuesve që lejohet të lëviz në 6 njësitë zgjedhore me ligj, aktualisht lejohet 5 për qind dhe njësia zgjedhore numër gjashtë ka numër të votuesve mbi 5 për qind”, ka theksuar deputeti Imer Aliu.

Sipas tij, kjo dispozitë ligjore që është vendosur në kodin zgjedhor i cili është miratuar pa konsensus.

Ndryshe, partitë politike nuk kanë arritur të merren vesh për shpërndarjen e numrit të votuesve nëpër gjashtë njësitë zgjedhore, aq sa ka Maqedonia, duke lënë kështu në fuqi zgjidhjen e deritanishme, e cila nga partitë shqiptare vlerësohet si diskriminuese në baza etnike.

Nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafiz Haliti, nga radhët e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse vendoset të shkohet në zgjedhje pa balancimin e numrit të votuesve në 6 njësitë zgjedhore, atëherë partitë politike me vetëdije vendosin të futen në një proces zgjedhor i cili nuk do të jetë i besueshëm.

“Vendosja e partive politike në zgjedhje pa balancimin e njësive zgjedhore sa i përket numrit të votuesve do të thotë se ata me vetëdije futen në një proces zgjedhor i cili nuk do të jetë i besueshëm. Pra, këto zgjedhje nuk do të jenë fer dhe demokratike, sepse vota e qyqarëve nuk do të ketë vlerë të barabartë të cilën gjë e garanton kushtetuta e vendit”, vlerëson Rafiz Haliti.

Ndërkaq Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka bërë të ditur se dy partitë kryesore në qeveri OBRM-PDUKM dhe BDI nuk janë të interesuara që të ketë zgjedhje më 11 dhjetor.

Sipas, tij kjo u dëshmua për shkak se koordinatorët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë heshtur kur janë pyetur se a do të shpërbëhet të hënën Parlamenti ose jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori