LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike në Maqedoni ndanë 4.5 milionë euro nga buxheti

Partitë politike në Maqedoni ndanë 4.5 milionë euro nga buxheti

Në total janë 39 parti politike që morën para nga buxheti e që ju takonte sipas Ligjit për financimin e partive politike.

Nga 4.583.000 euro që partitë morën nga buxheti shtetëror, më së shumti para ndanë LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja. Partia maqedonase në pushtet mori 1.180.000 euro ndërsa partia më e madhe maqedonase mori 1.025.000 euro. Në vendin e tretë është BDI me 441 mijë euro, ndërsa Lëvizja Besa shkon me 255.000 euro dhe Aleanca për Shqiptarët me 245.000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga kolaçi shtetëror kanë marrë edhe disa parti më të vogla të cilat janë në koalicion me partitë politike dhe kanë fituar më shumë vota, përkatësisht më shumë para nga buxheti. Ka edhe parti që në zgjedhjet e fundit lokale kanë qenë të vetme dhe marrim para sipas përqindjes së votave që kanë fituar.

Partia e Stevço Jakimovskit ka marrë 136.000 euro, ndërsa partia e Amdi Bajrami 116.euro kurse partia e Xingos 81.000 euro.

Vjet në qershor partitë politike pa debat pasi u arrit marrëveshja politike mes partive me 101 vota ‘për; ndryshuan Ligjin për financimin e partive politike dhe në vend të 1.8 euro që fitonin atëherë, tani nga buxheti ndahen 4.5 milionë euro secilin vit, apo 0.15% e të hyrave të buxhetit shtetëror.

Edhe partitë që nuk janë pjesë e Kuvendit e që nuk kanë asnjë këshilltar nëpër komuna kanë marrë para nga buxheti shtetëror. Partia e vllahëve me 11.800 euro ndërsa “E majta” ka fituar 94.500 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori