LAJMI I FUNDIT:

Partia Liberale pret ditë të mira për Maqedoninë me votimin e Qeverisë së re

Partia Liberale pret ditë të mira për Maqedoninë me votimin e Qeverisë së re

Partia Liberale e Maqedonisë (PLM) i jep mbështetje të plotë Qeverisë së re të Maqedonisë të udhëhequr nga Zoran Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me Qeverinë e re vijnë edhe ditë të reja, duke i uruar kështu shumë sukses në punë. PLM-ja konsideron se edhe qytetarët janë në pritje të ditëve të mira për Maqedoninë.


Liberalët respektojnë edhe Talat Xhaferin, siç thonë, për ”lënie anash të metodës së bojkotit dhe dhunës në punën e Kuvendit”. Ata kërkojnë nga Xhaferi që të vazhdojë me mënyrën e tij të drejtimit të Kuvendit, deri në fund të mandatit të tij./Telegrafi/