LAJMI I FUNDIT:

“Junts” e çon javën e ardhshme për votim në Kongres nismën për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur

“Junts” e çon javën e ardhshme për votim në Kongres nismën për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur

Grupi Parlamentar “Junts” planifikon ta vendos në votim javën e ardhshme në seancën plenare të Kongresit, propozimin me të cilin kërkon që Qeveria e Spanjës ta njohë Kosovën si shtet sovran.

Siç shkruan “Europa Press”, nisma, e cila do të debatohet të martën e ardhshme, argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, e cili njihet si shtet i pavarur nga 104 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Duke iu përgjigjur arsyetimeve të pesë shteteve të BE-së që s’e njohin ende pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Spanja, “Junts” ka kujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vendosi në korrik 2010 se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” dhe se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë të vazhdojë si e tillë.


Çka thuhet në kërkesën e partisë katalunase për njohjen e Kosovës nga Spanja
Lexo po ashtu Çka thuhet në kërkesën e partisë katalunase për njohjen e Kosovës nga Spanja

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.

Sipas mendimit të kësaj partie, “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, veçanërisht kur, sipas nismës, në të cilën “Europa Press” kishte qasje, “Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën” dhe që nga janari i kaluar “Qeveria është detyruar të njohë pasaportat kosovare pasi Kosova i është bashkuar regjimit të përjashtimit të vizave për qëndrim të shkurtër në zonën Schengen”.

Për të gjitha këto arsye, “Junts” konsideron se “në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës në mbrojtje të së drejtës së tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe duhet të vazhdojë me njohjen e menjëhershme të Republikën e Kosovës”.

Partia e zv.kryeministres së Spanjës kërkon njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Partia e zv.kryeministres së Spanjës kërkon njohjen e Kosovës

Në këtë kuptim, teksti i paraqitur thjesht propozon që Kongresi duhet të nxisë “Qeverinë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

Më 28 maj, Spanja, bashkë me Norvegjinë dhe Irlandën, vendosën të njohin shtetin palestinez.

Kjo riktheu në vëmendje çështjen që Spanja ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Kosovën.

Mirëpo, në një përgjigje të MPJ-së spanjolle për mediat vendore, në atë kohë u tha se “situata e Kosovës ndryshon krejtësisht me atë të shtetit palestinez”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëzohet aktakuza kundër Trump, Grenell: Tani është radha e Hashim Thaçit

Rrëzohet aktakuza kundër Trump, Grenell: Tani është radha e Hashim Thaçit

Politikë
Kufizimi i orarit të punës për shkak të temperaturave të larta, IKSHPK publikon listen e atyre që duhet punuar vetëm 4 orë

Kufizimi i orarit të punës për shkak të temperaturave të larta, IKSHPK publikon listen e atyre që duhet punuar vetëm 4 orë

Lajme
Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë

Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë

Lajme
Tajlanda zgjat programin e heqjes së vizave për 93 vende, ndër to edhe për Kosovën

Tajlanda zgjat programin e heqjes së vizave për 93 vende, ndër to edhe për Kosovën

Lajme
Drejtori i Shërbimit Korrektues: Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës

Drejtori i Shërbimit Korrektues: Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës

Siguri
Ish-drejtori i SHKK: Ishte për t'u habitur se si Faton Hajrizi me mbi shtatë vite burg u transferua nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekonicë

Ish-drejtori i SHKK: Ishte për t'u habitur se si Faton Hajrizi me mbi shtatë vite burg u transferua nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekonicë

Siguri
Kalo në kategori