LAJMI I FUNDIT:

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Partia Demokratike Turke: Partisë politike fituese do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë, do të jemi konstruktiv për të ardhmen e Kosovës

Këshilli Konsultativ i Partisë Demokratike Turke të Kosovës ka mbajtur një takim nën kryesimin e kryetarit të Partisë, Fikrim Damka.

Në njoftim thuhet se në takim janë diskutuar hapat e mëtejshme që do të ndërmerren gjatë periudhës së formimit të Qeverisë së ardhshme.

“Në Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, partia jonë duke marrë numrin më të lartë të votave në mesin e partive të komuniteteve, fitoi të drejtën për të përfaqësuar komunitetin Turk në Parlament me dy deputetë. Si e vetmja parti e komunitetit turk në Kosovë, KDTP do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për unitetin, të ardhmen dhe interesat e Kosovës, ashtu siç ka bërë deri më tani”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.


Gjithashtu, në përputhje me Programin dhe Statutin, kjo parti thekson se do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësinë e përfaqësimit në përputhje me pritshmëritë dhe nevojat e komunitetit turk në Parlament si dhe në Qeveri.

“Sipas Kushtetutës, bazuar në rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në vendin tonë, partisë politike fituese me më së shumti vota do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë nga Presidentja në ditët në vijim.

Duke u drejtuar opinionit publik me respekt të plotë, ju informojmë se qëndrimi i partisë se, ashtu siç ka qenë gjatë katër viteve të fundit, KDTP-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdoj të ndërmarr çdo hap konstruktiv për të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës si dhe të punoj me plotë përgjegjësi në drejtim të plotësimin e nevojave të komunitetit Turk në Kosovë”, thuhet në njoftimin e partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Aksion i policisë në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë

Lajme
Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

Fruthi prek tri komuna në Kosovë - konfirmohen pesë raste

Shëndetësi
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Iu gjet arsenal armësh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Iu gjet arsenal armësh, aktakuzë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

Drejtësi
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
Kalo në kategori