LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti Evropian bën thirrje për vendosjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste

Parlamenti Evropian bën thirrje për vendosjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste

Trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit duhet të vendosen në listën zyrtare të BE-së për grupet terroriste, tha Parlamenti Evropian.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një rezolutë për të përsëritur “thirrjen e tyre për përfshirjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste”, duke theksuar se një vendim i tillë është vonuar për shkak të aktiviteteve iraniane.

Gjithashtu, parlamenti i bëri thirrje edhe Këshillit Evropian dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që listës t’i shtohet edhe grupi libanez Hezbollah, shkruan AA, përcjell Telegrafi.


Deputetët u bënë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe shprehën “shqetësime të thella për rolin destabilizues të regjimit iranian në Lindjen e Mesme”.

“Deputetët evropianë mirëpresin vendimin e BE-së për të zgjeruar regjimin e saj aktual të sanksioneve kundër Iranit, duke përfshirë sanksionimin e furnizimit dhe prodhimit të dronëve dhe raketave për Rusinë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Ndryshe, Irani më 13 prill nisi një sulm ajror kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin ajror izraelit.

Ai lëshoi rreth 300 dronë dhe raketa, shumica e të cilave u kapën nga sistemi i mbrojtjes së Izraelit dhe aleatëve të tij, SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Tashmë, edhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur frikë për armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit, duke u shqetësuar për përhapjen e një konflikti rajonal. /Telegrafi/