LAJMI I FUNDIT:

Parku më i madh tropikal ujor në Evropë në të cilin mund të shkoni gjatë gjithë vitit (Video)

Parku më i madh tropikal ujor në Evropë në të cilin mund të shkoni gjatë gjithë vitit (Video)

Në park dominon mali i shiut i cili shtrihet në 10.000 metra katrorë dhe në të janë mbjellë 50.000 bimë.

Parku është strehë e kafshëve të ndryshme tropikale si p.sh. flamengo, palloi dhe papagalli i kuq-kaltër.


Rreth 50 kilometra nga Berlini, në ish-hangarin e aviacionit është vendosur parku më i madh ujor tropikal në Evropë, transmeton Telegrafi.

Tropical Island Resort shtrihet në 6.45 hektarë dhe përnjëherë mund të pranojë madje 6.000 vizitorë. Më e mira nga e gjitha? Është i hapur gjatë gjithë vitit.

Në hangar mbizotërojnë kushtet e vërteta tropikale – është nxehtë dhe ka lagështi gjatë 365 ditëve të vitit – pavarësisht kushteve meteorologjike jashtë, të cilat megjithatë mund t’i studioni nëpërmjet kulmit të qelqtë.

Parku u është destinuar mysafirëve të të gjitha gjeneratave dhe profileve. Fëmijëve u është dedikuar Tropino Club i cili ofron vozitjen nëpër kodra të vogla, toboganë argëtues dhe lojëra me ujë të cilit kurrë nuk do t’ju bëhen monotonë.

Të rriturit mund të relaksohen në lagunën e cila është bërë sipas modelit të Balit, mund të kënaqen me saunë apo me shërbime të tjera dhe të lahen në të ashtuquajturin “det tropikal”, të cilin e mbulon sipërfaqja sa e tri pishinave olimpike.

Në kuadër të parkut ujor mund të ushqeheni madje në gjashtë restorante të cilat shërbejnë gjitha ushqimet: hamburgerë dhe pica deri te kuzhina aziatike, por edhe mund të flenë në shatorre.

Tropical Island Resort ju mundëson kampimin në kuadër të parkut ujor me çmim prej 26 eurosh.

Vjet është hapur edhe pjesa e jashtme e cila quhet me emrin Amazonia, të cilën, për shkak të temperaturave më së miri është ta vizitoni gjatë muajve të verës.

Si duket parku më i madh ujor tropikal nën kulm në Evropë, binduni duke shikuar videon.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori