Parkim për shkollën dhe hapësirë rekreative - banorët e “Rrugës së Prishtinës” dhe “Zabelit” vendosin për projektet prioritare

Ka vazhduar cikli i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit, ku qytetarët kanë mundësi të propozojnë projektet në shërbim të tyre.
Së fundmi është mbajtur takimi me banorët e “Rrugës së Prishtinës”, të cilët votuan për projektin e parkingut rreth shkollës “Sadulla Brestovci”.
Ndryshe, në procesin e votimit ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, ai i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, ai Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës Bekim Salihu, drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu dhe zyrtarë të tjerë.
Ndërsa, banorët e lagjes “Zabeli” kanë votuar për projektin e rregullimit të hapësirës recreative.
Pjesë të takimit ishin edhe drejtorë të drejtorive komunale të cilët theksuan se banorët e këtyre lagjeve tashmë kanë identifikuar projektet prioritare në hapësirat ku ata jetojnë.
Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/













































