Nismëtari i idesë, Ludovic Mohamed Zahed, deklaron se deri tani ka pranuar mjaft kërcënime, andaj edhe nuk dëshiron të bëjë të ditur se ku saktësisht ndodhet kjo xhami.

Kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, Dalil Boubaker, ndërkaq deklaroi e askush nuk do të shkojë në xhaminë e re për t’u lutur, sepse homoseksualizmi është në kundërshtim të plotë me islamin.


Zahad beson se xhamia e re do të ketë një vend të veçantë në jetën e myslimanëve homoseksualë në Francë. Shoqata e themeluar nga ai, Homoseksualët Myslimanë të Francës, nga gashtë anëtarë sa kishte fillimisht tashmë ka mbi 300 anëtarë. /Telegrafi/