LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, nga e mërkura ulje e temperaturave

Parashikimi i motit, nga e mërkura ulje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me temperatura të larta për këtë ditë të fundit të muajit tetor, do të vazhdojnë deri ditën e martë, ku më tej, nga e mërkura pritet destabilizim i motit, sa i përket fushave termike, pasi që, vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie.

Sipas institutit, vranësira të cilat vijnë nga pjesa jugë perëndimore e kontinentit, do të krijojnë kushte për reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë dhe nuk do ta përfshijnë gjithë territorin me të njëjtin intensitet, kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 1600 metra, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me fjolla bore.


“Në fushat barike do të ketë luhatje, por gjithnjë mbesin vlerat e larta, mbi normalen. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-24 gradë Celsius. Kjo situatë termike me vlera të ulëta do të jetë e qëndrueshme vetëm tri ditë, nga e mërkura deri të premten , ku më pas, sërish grafiku në fushat termike do të pësoj rritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e institutit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori