LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit gradual të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet fillimisht me diell e vranësira në shtim deri të dendura. Duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit.

Prej orëve të mesditës deri në orët e mbrëmjes vonë në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.


Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësi 15-23m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 5 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori