LAJMI I FUNDIT:

Parashikimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ekonomi, larg realizimit

Parashikimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ekonomi, larg realizimit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përballet me kritika lidhur me ngecjet në zhvillimin ekonomik, varfërinë, rritjen e rasteve sociale si dhe largimin e popullatës në vendet evropiane, në veçanti të kuadrit të kualifikuar.

Sipas opozitës, vendi ndodhet i fundit në rajon, jo vetëm për nga zhvillimi ekonomik, por edhe standardi i qytetarëve të cilët sipas OBRM-PDUKM-së marrin pagat më të ulëta krahasuar me të gjitha shtetet e rajonit.

“Politika e (kryeministrit të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaevit bazohet në gënjeshtra dhe në drejtim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit që ka përfshirë radhët e pushtetit. Ekonomia e vendit këtë vit do të jetë me e keqja në rajon, kurse borxhi publik po rritet dhe këtë vit do të arrijë shifrën rekorde prej 53.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Rritja ekonomike sipas parashikimit të Bankës Botërore nuk të sillet në rreth 2.9 për qind apo edhe më pak”, ka deklaruar Naum Stoilkovski nga OBRM-PDUKM-ja.

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ministrat e Qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev janë vënë në presion për shpenzimin e mjeteve të parapara për investime kapitale, pasi tremujori i parë i vitit është mbyllur me vetëm 6 për qind harxhime nga rreth 400 milionë euro.

Por, ministri i Financave, Dragan Tevdovski hedh poshtë akuzat se nuk është bërë asgjë në ekonomi, por në anën tjetër kërkon angazhim nga resorët e tjerë.

“Absolutisht ka përmirësim të investimeve kapitale. Ne si Ministri e Financave do të kërkojmë nga të gjitha ministritë e tjera që t’i përkushtohen me ngulm realizimit të parashikimeve në sferën e investimet dhe besoj se rezultatet nuk do të mungojnë”, thotë Tevdovski.

Nga Banka Popullore kanë tërhequr vërejtjen se pa realizimin e investimeve kapitale vështirë se do të realizohet rritje ekonomike e projektuar në 3.2 për qind, ndërsa me qëllim të shpërndarjes së mjeteve buxhetore në sfera të caktuara, kryeministri Zaev ka paralajmëruar një rishikim të buxhetit deri nga mesi i vitit.

Ekspertët që këshillojnë politikat e Qeverisë thonë se ajo më nuk ka alibi që dështimet në sferën e ekonomisë t’i arsyetojë me kriza politike apo për këtë të akuzojnë opozitën. Fatmir Bytyçi, njohësi çështjeve të ekonomisë dhe këshilltar i jashtëm i kryeministrit Zaev, thotë se fokusi i ekzekutivit duhet të përqendrohet në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dy sfera kyçe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.

“Mendoj se parakushtet nga aspekti politik të obstruksioneve të ndryshme të cilët i kishin në periudhën e kaluar janë eliminuar dhe mendoj se nuk duhet të ketë arsyetime të mëtutjeshme. Kohë për eksperimente mendoj se vendi nuk ka. Tani duhet të tregohen rezultate dhe të dëshmohet se kjo Qeveri ka kapacitet për të dhënë rezultate”, thotë Bytyçi.

Sa i përket dështimeve në investimet kapitale ai thotë se kjo më tepër ka të bëjë me mungesën e kuadrit dhe procedurat pa kriter që janë udhëhequr, e që tani janë eliminuar si pengesa./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori