Të gjitha parashikimet, statistikat, tabelat, forma e skuadrave dhe numrat hidhen poshtë kur përmendet Anfieldi legjendar, i cili do të presë një prej netëve më të mëdha të futbollit evropian në vitet e fundit ndaj skuadrës që duan ta mposhtin të gjithë, shkollës së re të futbollit anglez të drejtuar nga Pep Guardiola.
Vendi: Anfield Road, Liverpul
Koha: E mërkurë, 4 prill, 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Liverpool
Adam Llallana ka vuajtur nga një lëndim në kofshë në ndeshjen ndaj Crystalit dhe nuk do të luaj ndaj Cityt, teksa Emre Can është në dyshim të madh për një problem në shpinë.
Nathaniel Clyne nuk ka luajtur gjithë sezonin, por ishte emëruar si zëvëndësues ndaj Crystal Palace. Kjo nuk pritet që të ndryshojë këtë.
Joel Matip mungon për gjithë sezonin, që do ta shohë Dejan Lovrenin si partner të Virgil Van Dijk në mbrojtje.
Alberto Moreno dhe Jordan Henderson do të kenë një ndeshje suspendim nëse ndëshkohen të mërkurën mbrëma.
Manchester City
Aymeric Laoprte ka vuajtur nga një lëndim në këmbë në fitoren ndaj Evertonit të shtunën, por ai do të kërkojë rikthimin qysh në mesjavë.
Pep Guardiola ka konfirmuar se Aguero është jashtë sfidës, që do ta shohë Gabriel Jesusin në krye të sulmit për Cityn në Anfield.
John Stones mund të mungojë edhe në këtë takim, teksa Fabian Delph mbetet në dyshim.
Danilo, Ilkay Gundogan dhe Fernandinho rrezikojnë suspendimin për ndeshjen kthyese nëse ndëshkohen.
Top lojtarët
Fakte
Liverpooli është i pamopshtur në 17 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Cityt në të gjitha garat.
Liverpooli është i pamposhtur në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli s’ka pranuar gol në 5 nga 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Janë shënuar së paku tri gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Cityt në Ligën e Kampionëve.
Analiza
Liverpooli ka humbur vetëm një nga 23 ndeshjet e fundit në shtëpi këtë sezon dhe ekipi I klopp ka mposhtur Cityn me rezultat 4-3 në Anfield në janar duke shkaktuar humbjen e parë për “qytetarët”.
Pep Guardiola ka humbur më shumë ndeshje ndaj ekipeve të menaxhuara pre Kloppit se sa ndaj secilit menaxher tjetër në karrierën e tij (gjashtë humbje).
Liverpooli s’ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në shtëpi. Nëse The Reds vazhdojnë me këtë formë në shtëpi, do të kenë gjasa të mëdha për kualifikim.
City ka mbajtur portën të pa prekur në tri nga katër ndeshjet e fundit në udhëtim dhe ka fituar këto neshje me 11 gola të shënuar e 1 të pranuar.
Sidoqoftë, rekordet defensive mund të mos merren parasysh, në një duel direkt tejet intensiv që pritet të mërkurën.
Parashikimi: Liverpool 1-0 Manchester City
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re