Celta Vigo e ka mundësinë historike të eliminimit të Real Madridit nga Copa del Rey pas fitores në Bernabeu prej 1-2, megjithatë, Real Madridi do të tentojë të bëjë kthesën e madhe.

Vendi: Estadio de Balaidos, VigoKoha: 25 janar (e mërkurë), 21:15


benitez jo navasi por reali e mposhti celtan hd

Lajmet rreth ekipeve Real Madrid Te reali vazhdojnë të mbeten jashtë një listë e gjatë e lojtarëve përfshirë Balen, Jamesin, Marcelon, Pepen, Modricin, e Carvajalin.
Megjithatë, Zidane ka konfirmuar se në fushë do të jetë Cristiano Ronaldo dhe është në dorën e portugezit që të bëjë kthesën e madhe.

Celta Vigo Përpos Blanocs që ka një dëmtim muskulor, tekniku i klubit simpatik spanjoll ka gjithë ekipin gati për këtë duel.

A e dini se?

Reali Madridi në dy ndeshjet e fundit në udhëtim në vitin 2017 ka një fitore dhe një humbje.

Real Madridi ka fituar 19 nga 22 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në transfertat e fundit në La Liga.

Në ndeshjet e Realit si mysafir në vitin 2017 janë shënuar së paku tri gola.

RealMadridCFvCeltaVigoLaLigaStWyC m5frix

Analiza

Një rikthim për Real Madridin sigurisht se është i vështirë, megjithatë për Los Blancos në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Me rikthimin e Ronaldos në formacion pritet që edhe të bëhet përpjekja që sa më herët të shënohet gol, teksa në fund edhe të sigurohet kualifikimi.

Kjo do të jetë e vështirë sepse edhe vendasit pritet të shënojnë. Megjithatë, presim një ndeshje tejet interesante me shumë gola dhe e ngushtë, e cila nuk duhet të befasohemi nëse shkon në vazhdime.

Parashikimi: Celta Vigo 1-2 Real Madrid (Reali kualifikohet pas vazhdimeve)

telegrafi sport app