Paraqitje pozitive nga “makazze”, NaVi mposht edhe Imperial

Natus Vincere e ka shënuar edhe fitoren e dytë në fazën e dytë të Majorit që po mbahet në Budapest.
Ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri zhvilloi një paraqitje solide, në mapin “de_mirage”, ku NaVi fitoi me rezultat 13-10.
NaVi e nisi mjaftë mirë për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 8-4, ndërsa edhe kur brazilianët u kthyen për ta barazuar rezultatin në 10-10, prapë e ruajtën qetësinë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 13-10.
Ukrainasi Ihor “w0nderful” Zhdanov ishte më i miri me 26 eliminime, ndjekur nga “b1t” me 20 sosh. Pas tyre, u rendit “makazze” me 16 eliminime.
Kësisoj, NaVi shkon në tabelë me dy fitore dhe i nevojitet vetëm një për të avancuar në fazën e tretë./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































