LAJMI I FUNDIT:

Në Policinë e Kosovës paraqiten gjashtë rastet e para të “Balenës së kaltër”

Në Policinë e Kosovës paraqiten gjashtë rastet e para të “Balenës së kaltër”

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se që nga dje kur ka filluar sensibilizimi rreth lojës vetëvrasëse “Balena e kaltër”, vetëm sot në stacionet policore janë lajmëruar gjashtë raste lidhur me këtë lojë.

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:


Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar dje nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku mund të ketë edhe raste te tjera te pa raportuara.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.

Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës në kuadër të sajë ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

Në vijim keni apelin e Policisë së Kosovës

LOJA “BALENA E KALTËR” APO “BLUE ËHALE GAME” E NJOHUR NDRYSHE EDHE SI LOJË VETËVRASËSE PËR TË RINJTË!

Të nderuar prindër,

Duke e parë trendin e zhvillimeve globale në fushën e shfrytëzimit të rrjeteve sociale të komunikimit dhe lojërave ‘online’ për të rinjtë, tani më është paraqitur një nevojë e domosdoshme që seriozisht si prindër dhe shoqëri në përgjithësi të merremi me një mbikëqyrje dhe bashkëbisedim direkt me fëmijët tanë.

Sipas informatave të qasshme në internet, është paraqitur dhe po përhapet me shpejtësi një lojë ‘online’ mjaft e rrezikshme për fëmijë që quhet “BLUE ËHALE GAME” apo ndryshme po njihet edhe si “LOJA VETËVRASËSE”.

Me shpejtësi rekorde kjo lojë është duke u shpërndarë në shumë shtete të botës, përfshirë edhe shtetet e Evropës. Lajmet për përhapjen e kësaj loje të rrezikshme vetëvrasëse për të rinjtë vijnë duke pasur parasysh vetëvrasjen e rreth 130 të miturve në Rusi (informacione të publikuara në media).
Sipas disa informatave të marra nga rrjetet sociale, kjo lojë origjinën dyshohet se e ka nga Rusia dhe se që nga viti 2016 është përhapur dhe ka fituar vëmendjen e të rinjve.

Fatmirësisht, kjo lojë ende nuk ka mbërritur në masë në Republikën e Kosovës apo të paktën Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion/rast të tillë, por që Policia e juaj dëshiron të ngritë nivelin e vëmendjes tek të gjithë prindërit për mundësinë potenciale që edhe fëmijët tanë të mund të bien pre e kësaj loje degjeneruese dhe shkatërruese për ta.

ÇKA ËSHTË KJO LOJË KAQ E RREZIKSHME PËR TË RINJTË?

Loja “THE BLUE ËHALE GAME” është një lojë që zhvillohet ‘online’ e cila kryesisht synon të shënjestrojë të rinjtë që janë të ndjeshëm apo sensitivë ku më pas, për një kohë të caktuar do t’i bindin të kryejnë VETËVRASJE. Kryesisht kjo lojë tek të rinjtë shpërndahet përmes rrjeteve sociale të komunikimit.
Në momentin që të rinjtë futen për të luajtur këtë lojë, loja “THE BLUE ËHALE GAME” nga një grup i personave që administrojnë me këtë lojë, fëmijëve u jepen detyra të cilat ata kanë afat 50 ditë për t’i kryer apo përfunduar.

Këto detyra mund të përfshijnë p.sh. shikimin e filmave horrorë, të zgjohen herët në mëngjes me qëllim të çrregullimit të rutinës dhe aktiviteteve ditore.
Këto detyra të dhëna nga administratorët e kësaj loje dita ditës vijnë duke u vështirësuar për të rinjtë dhe bëhen shumë ekstreme përgjatë 50 ditëve sa zgjat kjo lojë. Diku kah fundi i këtyre ditëve, disa anëtarë të administrimit të kësaj loje inkurajojnë të rinjtë që t’i shkaktojnë lëndime vetvetes duke i stimuluar ata që të gërvishtin deri në gjakosje dorën e tyre duke e vizatuar ‘balenën e kaltër’ dhe në njëfarë forme bëjnë ‘shpëlarjen e trurit të të rinjve’.
Në ditën e 50-të të lojës fëmijët që luajnë këtë lojë seriozisht inkurajohen nga administratorët e kësaj loje që të kryejnë vetëvrasje për të përfunduar lojën me sukses.
ÇKA MUND TË BËJMË PËR TË MBROJTUR DHE PARANDALUAR KËRCËNIMIN PËR FËMIJËT TANË?
 Pyetni fëmijët tuaj se çka janë duke shikuar gjatë përdorimit të kompjuterit (telefonit të mençur, tabletit, laptopit). Është shumë me rëndësi që ju si prindër të kuptoni se çfarë ëeb-faqesh fëmijët vizitojnë, me kënd komunikojnë në rrjetet sociale, çfarë aplikacionesh përdorin dhe çfarë kanë të instaluar në pajisjet e tyre.
 Kontrolloni dhe rregulloni privatësinë e fëmijëve tuaj në pajisjet që ata përdorin (kompjuter, telefon të mençur, tablet, laptop). Sigurohuni që fëmijët të dinë se si të krijojnë profilin e tyre duke bërë kufizime në shpërndarjen e tij (restriction) dhe duke e shndërruar profilin e tyre në ‘personal” (private).
 Sigurohuni që fëmijët të dinë se kur dhe si të raportojnë dhe të bllokojnë personat e dyshuar apo të panjohur që përpiqen të komunikojnë me ta dhe të cilët publikojnë mesazhe të ndryshme me përmbajtje eksplicite dhe të dhunshme.
 Sigurohuni që t’u tregoni fëmijëve tuaj që kurrë mos të shpërndajnë informata personale si dhe emrin e shkollës së tyre, numrin e telefonit, adresën e banimit apo diçka që do të identifikonte fëmijën.
 Gjithmonë sigurohuni që të keni bashkëbisedim miqësor me fëmijën tuaj dhe të diskutoni për çështje të rrezikshme ku kemi të bëjmë me ngacmimet ‘online’ (cyberbulling), thashethemet dhe përqeshjet në mes të bashkëmoshatarëve dhe aspektet tjera të sigurisë që fëmijën tuaj e preokupojnë. Çdo herë kujdesuni që të monitoroni disponimin e fëmijës suaj dhe menjëherë bisedoni miqësisht me të për ndonjë problem potencial që ai apo ajo mund ta ketë.
 Nëse si prindër vëreni ndonjë shenjë tek fëmija juaj si p.sh.: humbja e disponimit, zgjimi herët në mëngjes, mungesa e oreksit për ushqim, mbyllja me orë të tëra në dhomë, qëndrimi për kohë të gjatë në kompjuter apo pajisje elektronike që ai apo ajo përdor, apo edhe mungesa e interesimit për aktivitete jetësore në përgjithësi, MENJËHERË konsultohuni me ndonjë PSIKOLOG dhe njoftojeni Policinë e Kosovës, në Tel: 192 ose në e-mail: info@kosovopolice.com — FACEBOOK: /kosovopoliceZIMP. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori