Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka thënë se nuk pajtohen as me masat e reja të propozuara, ndonëse të njëjtat i shohin si realizim i pjesshëm të kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ne kemi pasur takim dje në Ministrinë e Shëndetësisë edhe të gjitha kërkesat, të cilat i kemi paraqitur në një formë kanë filluar të përshtaten. Me vetë faktin që ministri paraqiti disa lehtësime tregon që jemi dakorduar për disa masa, të cilat duhet të jenë patjetër më të lehta. Për masat që janë aktuale nuk jemi pajtuar asnjëherë, për arsye se edhe studimi që po bëhet nganjëherë po bëhet ad-hoc. Të gjitha studimet që janë bërë nuk kanë qenë në përputhje me realitetin që është në terren, për arsye se çdo herë është thënë që gastronomia, hoteleria dhe veprimtaritë turistike janë vatër e përhapjes së COVID-19, derisa kur këto ishin të vetmet veprimtari që u kufizuan më tepër, pamë se kishim mbi 3000 deri 4000 raste në ditë. Gastronomia dhe hoteleria nuk kanë qenë vatër e përhapjes së virusit. Nëse merr masa atëherë ato nuk duhet të jenë të pjesshme, sepse masat selektive nuk mund të japin rezultat”, tha Sogojeva për Klan Kosova.
Sogojeva ka thënë se as në takimin e djeshëm me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha, nuk ka marrë një arsyetim pse duhet të ketë orë policore.
“Pse ora policore? Edhe dje zëvendësministri nuk ka mundur të na shpjegojë pse duhet të ketë orë policore, sepse me orë policore po i jep mundësi popullatës ilegale që të grumbullohet në lokale edhe më të ngushta dhe të mbyllura që do të jepte kundërefekt.
Ai ka thënë se shëndeti i popullatës është shumë me rëndësi duke shtuar se po aq i rëndësishëm është edhe shëndeti ekonomik.
Sogojeva thotë se kanë kërkuar gjithmonë nga bizneset që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria, edhe kur nuk janë pajtuar me to.
“Shëndeti është mbi të gjitha, por edhe shëndeti ekonomik është i rëndësishëm. Ka pasur mundësi kjo qeveri edhe qeveritë e tjera që marrin masa më të favorshme me të cilat ruhet edhe shëndeti edhe bizneset”.
“Shteti ka mekanizmat dhe inspektoratet e veta, prandaj ne kemi kërkuar gjithmonë dhe kërkojmë edhe sot që bizneset e gastronomisë jo të dënohen me 1000 ose 2000 euro por atë lokal që nuk i respekton masat ta mbyllin në mënyrë që të tjerët të mësohen dhe të punojnë me rregulla”.
Kryetari i OHT-së ka thënë se kur kanë kërkuar lejimin e mbajtjes së ahengjeve ka dhënë garancinë e tij se në sallat e dasmave do të respektohen të gjitha masat kundër COVID-19.
“I kemi diku mbi 400 salla të dasmave, veç llogariteni sa para të humbura janë me mbylljen e tyre. Ne i kemi garantuar që asnjë dasmor nuk mund të hyjë në sallë pa pasur të paktën dy vaksina. Kur unë jap garancionin, marr edhe përgjegjësinë. Gjithmonë e kemi potencuar që sa herë që merren vendime për lehtësim ose ashpërsim të masave duhet të konsultohemi, sepse ne e dimë terrenin. Unë po ju garantoj që ndonëse janë ndalë dasmat dhe ahengjet dhe janë mbyllur klubet e natës për natë ka pasur dasma dhe ahengje dhe klube të natës që kanë punuar”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania