LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Rakiqit për vendosje të reciprocitetit, Kusari-Lila: Nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston

Paralajmërimi i Rakiqit për vendosje të reciprocitetit, Kusari-Lila: Nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar deklaratën e ministrit serb, Goran Rakiq i cili paralajmëroi dje vendosje të reciprocitetit në rast se në Kosovë nuk do të lejohet të votohet për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

Kusari-Lila tha se reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive.

“Kosova është shtet multietnik, prandaj si koncept i tillë në kuadër të territorit të Kosovës nuk mund të aplikohet  dhe nuk ekziston. Rezoluta ka rikonfirmuar edhe vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës”, tha Kusari-Lila.


Ajo shtoi se votimi për zgjedhje qofshin ato parlamentare, apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo shtetasve tjerë me dy shtetësi është i paraparë, dhe siç u ritheksua ekzistojnë metoda sesi votohet, me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, në ambasada, me postë.

“Si parim është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi që ato të kryhen në këtë formë , dhe të kuptohet se Kosova është një tersi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila theksoi se sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të nis të enjten më 20 janar 2022.

“Fillimi i punimeve të rregullta i sesionit pranveror  do të jetë data 20 janar, të enjten. Të enjten do të mbahet edhe debati parlamentar i kërkuar nga AAK, në lidhje me rritjen e çmimeve, pas kësaj do të vazhdohet me punimet e seancave të mbetura nga sesioni vjeshtor me mundësin e vazhdimit të punimeve ditën e premte për të gjitha pikat që kanë mbetur pa u miratuar në sesionin që u përmbyll në vitin 2021”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori