LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i OKB-së: Nga kriza e COVID-19 mund të vdesin deri në 3,3 milionë afrikanë

Paralajmërimi i OKB-së: Nga kriza e COVID-19 mund të vdesin deri në 3,3 milionë afrikanë

Pa masa adekuate të intervenimit, vlerësimet tregojnë se mes 300 mijë dhe 3,3 milionë afrikanë mund të humbin jetën për shkak të coronavirusit (COVID-19), bëri të ditur në një raport Komisioni Ekonomik i OKB-së për Afrikën (KEA).

Sipas , Anadolu Agency thuhet se kjo mund të ndodhë pasi pandemia vazhdon të përhapet në ekonomitë e dobëta të kontinentit, rritja e të cilave pritet të ngadalësohet nga 3,2 për qind në 1,8 për qind “në një skenar të rastit më të mirë, duke shtyrë afër 27 milionë njerëz në varfëri ekstreme”.


Sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) ka mbi 17,000 raste të konfirmuara në të gjithë kontinentin.

“Për të mbrojtur dhe ndërtuar në drejtim të prosperitetit të përbashkët të kontinentit, nevojiten 100 miliardë dollarë që urgjentisht dhe menjëherë të sigurojnë hapësirë fiskale për të gjitha vendet për të ndihmuar në adresimin e nevojave të menjëhershme të sigurisë së popullsisë”, tha Vera Songwe, nënsekretare e përgjithshme e OKB-së dhe sekretare ekzekutive e Komisionit Ekonomik për Afrikën.

Songwe shtoi se kjo mund të ndodhë sepse 56 për qind e popullsisë urbane të Afrikës është e përqendruar në lagje të varfra dhe vetëm 34 për qind e familjeve kanë qasje në objektet themelore të larjes së duarve.

“Kostot ekonomike të pandemisë kanë qenë më të ashpra se sa ndikimi i drejtpërdrejt i COVID-19. Në të gjithë kontinentin, të gjitha ekonomitë po vuajnë nga tronditja e papritur. Distanca fizike e nevojshme për të menaxhuar pandeminë është mbytëse dhe mbyt aktivitetit ekonomik”, theksoi më tej.

“Gratë janë balli dhe fundi i kësaj krize, ato janë infermieret tona dhe drejtojnë shumë nga bizneset e vogla”, tha Songwe.

Ajo shtoi se politikat e vendosura për t’iu përgjigjur krizës duhet të jenë në bashkëpunim me gratë.

“Ne duhet të jemi të vendosur dhe të qartë për qeverisjen e mirë për të mbrojtur sistemet tona shëndetësore, të sigurojmë përdorimin e duhur të fondeve të urgjencës, të parandalojmë që bizneset tona të shemben dhe të zvogëlojnë pushimet e punëtorëve”, tha Songwe.

Pasojat humanitare dhe ekonomike të pandemisë COVID-19 “do të jenë të thella në Afrikë, dhe ne kemi nevojë për solidaritet dhe veprim kolektiv për të zbutur ndikimet”, tha Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën.

Kontinenti po ashtu ka regjistruar më shumë se 3.500 të shëruar nga coronavirusi dhe 910 vdekje, njofton CDC e Afrikës.