LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i kryediplomatit gjerman: Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si dikur – pavarësisht kush zgjidhet president

Paralajmërimi i kryediplomatit gjerman: Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si dikur – pavarësisht kush zgjidhet president

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë nga iluzioni, se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të SHBA-së. Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurt në fitore.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan.

Për mediat gjermane “Rheinischen Post” dhe “General-Anzeiger” (27.07) Maas ka paralajmëruar nga iluzioni si Gjermaninë edhe Europën, se në rast të humbjes së zgjedhjeve të presidentit amerikan do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane.


“Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa ministrin gjerman.

Sipas ministrit të Jashtëm Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo që nga koha që Trump ka ardhur president.

Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, tha Maas.

Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, me gjithë dallimet, thekson Maas.

Trump i sigurt në fitore

Ndërkohë 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump paraqitet më se i sigurt në fitoren e tyre pavarësisht vlerave të sondazheve.

Të dielën (26.07), Trump shkroi në Twitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016.

Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump.

“Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai.

Sipas Trump, sondazhe të gabuara dhe “fake news” nuk do ta shpëtojnë “të majtën radikale”.

Sipas shtabit zgjedhor të Donald Trump, rezultatet e dobëta në sondazhe lidhen me atë, se republikanët janë në to më pak të përfaqësuar.

Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Florida, Arizona, Michigan.

Në të tre këto shtete federale, Trump kishte fituar në vitin 2016.

Edhe në sondazhet mbarëkombëtare, Trump ndodhet pas sfiduesit të tij, Joe Biden.

Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në SHBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor.

Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori