Para dy ditësh, kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se ka informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, i cili e cilësoi këtë deklaratë si një akt populizmi, duke e kritikuar Konjufcën për përdorimin e këtyre informacioneve për qëllime politike, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
“Ju e dini që ne kemi një vit zgjedhor dhe Kosova është në prag të zgjedhjeve, meqenëse afati i rregullt për mbajtjen e zgjedhjeve është brenda 6 muajve. Normalisht, kur ke liderë të institucioneve që janë populistë, ke informata të tilla”, ka thënë Qalaj, për RTV Dukagjini.
Sipas tij, publikimi i këtyre informacioneve mund të shkaktojë panik dhe frikë te popullata, ndërsa në vend të kësaj, ato duhet të përdoren për përgatitjen e institucioneve të sigurisë për situata të mundshme.
“Çdo informatë që ka zoti Glauk Konjufca, por edhe ne të gjithë, duhet t’ia plasojmë institucioneve të sigurisë dhe të mos ta torturojmë popullatën me lajme të tilla. Nëse i marrin dhe i publikojnë, është shumë e keqe. Në vend që të dalim me opsione që ta terrorizojmë dhe frikësojmë popullatën e Kosovës, ne ato informata duhet t’i shfrytëzojmë, sidomos institucionet e sigurisë që të përgatiten për situata të tilla”, ka shtuar Qalaj.
Teksa ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur diskutime për sulme të mundshme nga Serbia, Qalaj ka thënë që zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosjes, duhet të përballen me drejtësinë nëse kanë aluduar për sulmin terrorist të Banjskës duke përhapur frikë për një luftë të mundshme me Serbinë.
“Edhe në të kaluarën është folur për sulm nga Serbia, jo të tipit të Banjskës. Nëse ka pasur ndonjë informatë për ndonjë sulm terrorist të tillë dhe e kanë ditë institucionet e sigurisë dhe kur kanë thënë që mund të ketë lufte me Serbinë kanë aluduar në këto incidente atëherë ata ish dashur që të përballen me drejtësinë. Për shkak së ato është dashur që informatat t’i shfrytëzojnë institucionet e sigurisë që të përgatiten që të mos ndodhin situa të tilla…”, ka thënë ndër të tjera Qalaj. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës