Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në kohë rekord dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.

Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes rrjetit social “Instagram” ka paralajmëruar një rikthim në fushë me atë të një foto.


Futbollisti nga Mitrovica ka postuar një foton ku shihet me fanellën e Reims, por aty shihet e vendosur një orë që ‘parasheh’ rikthimin e tij shumë shpejt.

auto 81571572 1467780133380458 1120711315766116352 n1578558658 1 Foto e postuar nga Arbër Zeneli

Rikthimi i Zenelit në fushën e gjelbër do të thoshte shumë për Reims, e sidomos për Kosovë.

“Dardanët” synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga play-offi i Ligës së Kombeve, ku në mars takohen me Maqedoninë e Veriut.

Zeneli pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app