A e keni imagjinuar ndonjëherë jetën pa paranë klasike prej letre? A besoni se shpejt nuk do të kemi nevojë t’i bartim me vete portofolat me valuta ngjyra-ngjyra, që të mund t’i shkëmbejmë me drekat, këmishët e këpucët tona. A keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshim sikur nuk do të kishim më nevojë të posedojmë monedha në duart tona?
Çka nëse në të ardhmen e afërt do të kemi mundësinë e menaxhimit të pasurisë sonë vetëm përmes një telefoni të zgjuar? Të blejmë të shesim, të dërgojmë e të pranojmë njësi monetare, madje në shkëmbim të një vlere minimale prej centësh. Çka nëse shumë shpejt do të jemi në gjendje të kontrollojmë llogaritë tona, e të jemi autoriteti i vetëm në vendimmarrje për të gjitha transaksionet që dëshirojmë ti bëjmë, pa patur nevojë për ndihmën e sistemeve tona bankare, qeverive tona apo faktorëve të tjerë rregullativë të cilët shpesh edhe implemetojnë politika që jo domosdoshmërisht bazohen në nevojat tona reale?
A e keni menduar ndonjëherë se cila do të ishte mënyra më e mirë për ta siguruar veten në raport me pasurinë dhe kursimet tona, për t’i mbrojtur ato nga inflacioni, nga krizat financiare e nga rritja e çmimeve?
Ide revolucionare pa dyshim, apo jo?
Në fakt, tashmë nuk është veç ide. Është realitet në rritje, që po ndodhë dhe po përhapet me shpejtësi. Bitcoin! Kjo është kripto-monedha e parë digjitale e suksesshme, me sistem të decentralizuar, që ka nisur të pushtojë tregun botëror dhe që njerëzit çdo ditë e më tepër po e duan dhe po i besojnë.
Se çka në të vërtetë do të thotë të posedosh, të dërgosh ose të minosh paranë virtuale Bitcoin, kjo është një pyetje nga përgjigjet e së cilës dalin në sipërfaqe praktika tejet inovative që do të kenë ndikim në përditshmërinë tonë.
Imagjinojeni një botë e cila e kryen shkëmbimin e mallrave apo shërbimeve me anë të një paraje virtuale të decentralizuar, pa kontroll shtetëror, transparente për secilin – pa dallim; e limituar në prodhim që e bën imune ndaj inflacioneve, transaksioneve ndërshtetërore pa provizion? Kjo është njëjtë sikur secili nga ne të posedojë sistemin e vet personal bankar.
Është tej mase intriguese ta mendosh një realitet krejt të ndryshëm ekonomik e financiar, nga ky çfarë jemi mësuar ta kemi tash e sa kohë. Bitcoini çdo ditë e më tepër po e dëshmon veten si valuta virtuale – më e suksesshme elektronike, që nga koha e shpikjes së këtij trendi në vitin 1980, kur krijuesit e këtij sistemi kanë bërë ndërhyrje të shumta softuerike për ta bërë sa më të sigurt dhe sa më të besueshme.
Vlera e Bitcoinit bie e rritet varësisht nga ajo se sa dëshirojnë të paguajnë për të përdoruesit dhe tregtarët e saj – në bazë të kritereve të paracaktuara nga vet përdoruesit, si: heqja e kompetencave të qeverive shtetërore apo bankave qendrore për ta kontrolluar atë, aftësia për të shmangur inflacionet, mënyra anonime e funksionimit dhe, kryesorja – lehtësia në përdorim dhe në kryerjen e transaksioneve me kosto minimale.
Kriteri i parë që flet për heqjen e kompetencave të shtetit për ta kontrolluar paranë tonë është ide gjeniale. Përmes një sistemi të tillë do të jemi në gjendje të parandalojmë vjedhjet, korrupsionin dhe keqpërdorimin e parasë publike, sepse tekefundit të gjithë këtu e kemi hallin.
Krijuesit e saj, pas zgjidhjes së problemit me pagesat e dyfishta – që e kishin në fillim – pretendojnë se ka vështirësi të mëdha ose edhe pamundësi matematikore për vjedhje dhe keqpërdorim të valutës. Këtë e mundëson sistemi i quajtur BlockChain, që për ta kuptuar më mirë i bie të jetë një listë apo libër i llogarive i të gjitha transaksioneve të bëra që nga lëshimi I Bitcoinit të parë në treg (nga të gjithë përdoruesit e saj). Kjo listë është transparente për të gjithë dhe secili përdorues mund të ketë qasje verifikuese në llogarinë e përdoruesit tjetër.
Ka të dhëna se Qeveria amerikane ka nisur të përdorë BlockChainin për zbulimin e mashtrimeve dhe krimeve, sepse nëse ke arritur t’i fshehësh gjurmët e krimit tënd, këtij sistemi sot nuk i shpëton dot. Për ta bërë më të thjeshtë me shembuj konkret, i bie që me një sistem të tillë deklarimi i pasurisë së secilit prej nesh bëhet në mënyrë automatike, kryerja e çdo blerjeje apo transaksioni bëhet në sytë e të gjithëve… pra, nuk mund të ketë justifikime të llojit: projekti juaj kushton kaq, por ne do ta mbështesim me kaq, sepse ndodhemi në një situate të mungesës së fondeve (ose që në llogarinë e filanit gjenden miliona në ndërkohë që paga e tij nuk i kalon mijëshet).
Njerëzve të ndershëm që fitojnë aq sa punojnë, pa e dëmtuar e mashtruar askënd, një sistem i tillë financiar ia rrit shpresat për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë. Ndërsa, vaj halli për të gjithë ata që janë mësuar të jetojnë e të hanë nga keqpërdorimi, nga rrenat e mashtrimet.
A është frymëzues dhe shpresëdhënës fakti kur ke mundësi të jesh dëshmitar i punës së një grupi të njerëzve bazuar vetëm në mirëbesim tënjë projekti me përmasa kolosale, rezultati i të cilit do të transformoj gjithçka dhe do t’i shërbejë një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë?
I mahnitshëm është fakti se si Bitcoini është krijuar fillimisht si rezultat i pakënaqësive të disa individëve në raport me sistemet aktuale financiare dhe është zhvilluar në bazë të besimit të plotë e të ndërsjellë të përdoruesve të tij. Këto mendje gjeniale (nisur nga Satoshi Nakamoto, identiteti i vërtetë i të cilit asnjëherë nuk është bërë i ditur) hartuan projektin e parasë virtuale Bitcoin duke besuar fuqishëm në të mirat e këtij sistemi. E avancuan atë duke e sjell në një stad të pranueshëm për të gjithë përdoruesit dhe tregtarët të cilët mbështeten në filozofinë e së drejtës dhe besimit.
Kjo është një strukturë e lidhur përmes rrjeteve virtuale të komunikimit, e bashkuar dhe përcaktuese në ndjekjen dhe realizimin e ëndrrave të të gjithë shoqërisë duke u bazuar në vlerat humane, të drejtësisë dhe të transparencës.
Sistemi aktual financiar edhe pse ka arritur të realizojë gjëra të mëdha, tashmë është i vjetruar dhe tek shumica prej nesh vjen gjysmak, lehtë i manipulueshëm e që nuk i plotëson të gjitha nevojat tona. Ndaj, kombinimi i përkryer i sistemit financiar me internetin mund të jetë zgjidhja e të gjitha dyshimeve dhe pakënaqësive që kemi ne sot, në raport me sistemin ekonomik dhe financiar. Sot, po të duash të transferosh para në një shtet tjetër, lëre që nuk mund ta bësh pa ndihmën e sistemeve bankare, por për ta bërë këtë do të humbasësh shumë nga koha jote dhe kjo do të të kushtojë edhe materialisht.
Për sistemet bankare, pagesat për llogaritë, pagesat për shfrytëzim të shërbimeve, sistemin e bankave qendrore që menaxhohet direkt nga qeveritë, qasjen në paranë publike, printimi i valutave dhe gjëra të tjera kruciale për sigurinë e të ardhmes tonë financiare, një qytetar I thjeshte ëndërron se mund të ketë qasje e informacione të drejta për to. Por, Bitcoini (vlera momentale në qarkullim e së cilave është 13 miliardë dollarë), lëviz nga llogaria e një përdoruesi tek përdoruesi tjetër në mënyrë direkte, pa pasur nevojë involvimin e palëve të treta në transaksion. Krejt për çka ke nevojë është lista BlockChain që evidenton dhe mban mend lëvizjen më të vogël të këtij sistemit valutor. Një shoqëri e decentralizuar në të ardhmen, në këtë aspekt, do t’i mundësojë individit të këtë pavarësi të plotë në raport me pasurinë dhe shërbimet financiare.
Decentralizimi do të rrisë dhe do ta bëjë të domosdoshme transparencën e plotë të institucioneve në raport me paranë publike. Ky sistem do t’ua mundësojë njerëzve të dalin jashtë kutisë së pakënaqësisë dhe mosbesimit kundrejt institucioneve shtetërore dhe do të mund ta ndalojë shtetin të vazhdojë të punojë me ligje dhe praktika të cilat i ndihmojnë ta përforcojnë pushtetin.
Në Kosovë përdorimi i monedhave kripto po rritet me shpejtësi. Por, përkundër përpjekjeve të minuesve dhe tregtarëve të vendit që për kripto-monedha të vijnë aparaturat e nevojshme për ta legjitimuar sistemin – siç e kanë bërë tashmë edhe vendet e rajonit – nga Banka Qëndrore e Kosovës akoma nuk ka pasur asnjë deklaratë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët