Paragjellë festive e cila gatuhet për vetëm 15 minuta!

Është koha për të përgatitur sallatën në formë boçës së pishës
Le të jetë këtë vit tryeza e festave më e bukur se kurrë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 500 g djathë krem;- 150 g kastravecë të vegjël turshi;- 200 g mish pule të zier (ose proshutë);- 50 g majonezë;- 1 thelb hudhër (sipas shijes);- kripë sipas shijes;- bajame për zbukurim.
Shtoni hudhër të copëtuar imët në djathin krem, shtoni majonezë dhe tundeni përzierjen me një mikser ose me lugë përzieni mirë.
Prisni imët kastravecët, ndërsa pulën e zier (apo proshutën) priteni në kube të vogla.
Shtoni tretjen e mëparshme. Qitni kripë sipas shijes. Të gjitha përzieni mirë, pastaj formoni tretjen në formë të boçave të pishës, pastaj radhisni në pjatë.
Radhisni bajamet në tretjen e formësuar nga djathi.
Zbukurojeni sallatën me degë të vogla kopre apo rozmarine. Dhe, paragjella është gati.
Ju bëftë mirë! /Telegrafi/


















































